Apostujt e Shenjtë Pjetri dhe Pavli
Apostull Petro (Pjetri)
Kur Zoti Jesu Krisht arriti pranë liqenit Gjenisaret takoi atje djemtë e Ionait, Pjetrin dhe të vëllain e tij Andrean të cilët ishin duke hedhur rrjetat e peshkimit.Apostulli Petro ishte nje peshkatar nga qyteti Vithsaidha i Galilesë.Ishte i martuar dhe jetonte me familjen e tij .Menjëherë pas thirrjes së tyre ata braktisën gjithshka dhe ndoqën pas mësuesin dhe Zotin e tyre Jesu Krishtin.Për jetën e Apostull Pjetrit pranë Krishtit flasin Katër Ungjijtë,ndërsa veprën e tij apostolike na e tregojnë Veprat e Apostujve.Apostull Pjetri shkruajti dy Letra (Epistoli) të përgjithshme drejtuar të krishterëve ku ndër të tjera i mëson kështu:”Përmbahuni,kreshmoni,bëhuni vigjëlent dhe të kujdesshëm sepse kundështari juaj,djalli vërtitet me mani së një luan i uritur duke kërkuar se cilin do largoj nga besimi dhe do ta përpij”.Pas ngjitjes së Zotit në qiell Apostull Pjetri predikoi ungjillin në shumë vende .Ndërroi jetë rreth vitit 64 pas Krishtit duke e kryqëzuar me kokën poshtë.
Apostull Pavli lindi në Tarso të Kilikias dhe emri i tij ishte Saul.Ishte një ndër përndjekjesit më të ashpër i të krishterëve.Në një udhëtim të tij për në Damaskë ku ishte nisur bashkë me ushtarët për të arrestuar dhe ekzekutuar të krishterë,i ndodhi një mrekulli :
Një shkëlqim më i fortë se vetë drita bëri gjithë ushtarët dhe udhëheqësin e tyre të bien të trembur në tokë.Njëkohësisht u dëgjua një zë që thoshte:-“Saul,Saul përse më përndjek?”Atëherë Sauli morri guximin dhe e pyeti :-“cili je Zotëri? “
-“Jam Jesui të cilin ti e përndjek”,iu përgjigj.
I trëmbur dhe i mahnitur pas kësaj që i ndodhi, qëndroi atje tre ditë e tre netë pa futur në gojë as bukë dhe as ujë.Zoti Krisht e drejtoi të shkonte te Anania (Apostull Anania) i cili e mësoi dhe e pagëzoi.Apostull Pavli u bë predikuesi më i madh i Ungjillit duke sakrifikuar edhe jetën për këtë.U quajt Apostujt i kombeve për shkak të përhapjes së ungjillit në shumë vende dhe kombuj.
Apostull Pavli shkruajti 14 Letra (Epistoli) drejtuar kishave të cilat ai vetë ngriti.
Dëshira e Apostull Pavlit është që cdo i krishterë ashtu si dhe ai vetë, të thojë dhe të ndihet kështu:”Nuk jetoj më unë,njeriu i vjetër por jeton brënda meje Krishti.”
” Gjithë veprimtaritë e jetës tonë njerëzore të drejtohen nga Krishti”
Apostull Pavli u martirizua rreth vitete 64-67 pas Krishtit.
Kisha jonë kremton Apostujt e Shenjtë Petro dhe Pavli më 29 Qershor.
Përkthyer nga A. Marini