/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Paisio

Shën Paisio

Shën Paisio

 
Shën Paisio i Malit të Shenjtë lindi në Farasa të Kapadokisë në 25 Korrik nga prindërit Prodhrom dhe Evlabia.U pagëzua nga Shën Arseni (10 Nëntor),i cili ishte prifti në atë zonë.Shën Arseni i dha emrin Arsen,duke dashur ta lejë zëvendës të tij.Pak ditë pas pagëzimit  Arseni (Shën Paisio)  bashkë me familjen e tij(kishte edhe 9 motra e vëllezër) u larguan nga Azia e Vogël dhe erdhën në Greqi.Atje qëndruan në qytetin e Konicës ku kaloi dhe vitet e fëmijërisë dhe të rinisë.
Që kur ishte 5 vjec ,Shën Paisio shprehte dëshirën për jetën murgjërore.Sapo mësoi të lexoj,studionte jetë Shenjtorësh duke i imituar ata me shumë zell në përpjekjet asketike.
Pasi mbaroi ciklin e ulët,mësoi zanatin e marangozit duke ndihmuar me punën edhe familjen.Në moshën 15 vjecare iu shfaq Zoti Krisht.Që atëherë u ndez akoma më shumë flaka e dashurisë për Perëndinë dhe dëshira për tu bërë murg.Kështu u nis për në Malin e Shenjtë duke kërkuar një drejtues shpirtëror.Por nuk arriti të realizonte dëshirën e tij sepse atë periudhë familja e Shën Paisios ishte duke kaluar vështirësi të mëdha ekonomike dhe i kërkuan t’i ndihmonte.U kthye në Konicë dhe vazhdoi punën si marangoz.Pas tre vjetësh (1953) në moshën 29 vjecare,e la përgjithmon botën kosmike dhe u kthye në Malin e Shenjtë.
Pasi shkoi në disa  manastirë,ndoqi këshillën e një gjerondi dhe  u vendos në manastirin Esfigmenu,i cili njihej për programin e tij të rreptë.Atje jetoi me përulësi dhe bindje të plotë duke iu nënshtruar ushtrimeve shpirtërore dhe duke kaluar kufirin e mundimeve për hir të Krishtit dhe vëllezërve të manastirit.Në 27 Mars 1954 u vesh murg dhe morri emrin Averkios.
Morri bekimin e igumenit dhe shkoi në manastirin e Filotheit për tu përgatitur për jetën asketike.Nën drejtimin dhe këshillat e murgut Simeon,Averkio u përgatit për asket.
Në 12 Mars 1956, morri gradën “Megaloskimos” të murgjërisë dhe u quajt Paisio,për hir të Mitropolitit të Qesarisë Paisio i II.Në gusht të vitit 1958,duke iu bindur dëshirës së Perëndisë,Shën Paisio nuk shkoi në  shkretëtirë për ku dhe ishte përgatitur gjithë këto vite por shkoi në manastirin e Shën Marisë afër në Konicë,që ishte i shkatërruar.Qëndroi atje 4 vjet duke bërë  një jetë ëngjëllore,duke luftuar me ngasjet,duke ndihmuar shumë njerëz,duke shpëtuar shumë nga mësimet e grupeve protestante që vepronin atje dhe njëkohësisht duke restauruar me shumë mundim manastirin.
Pas 4 vitesh,kur u përmbush detyra e rregullimit të manastirit dhe pasi rreziku nga grupet protestante u pakësua,Shën Paisio i lutej  Perëndisë t’i tregoj rrugën që duhet të ndjeki.Kështu pranoi si të dërguar nga Perëndia ftesën që iu bë nga një dhjak,i cili i kërkoi ta shoqëronte për në Malin Sina.
Më në fund,atje në “vendin e thatë”,në qelinë e Shenjtorëve Galaktion dhe Epistimis,jetoi atë që vite me radhë dëshironte.
Me shumë përpjekje,lutje të vazhdueshme,kreshmim të rreptë dhe agripni,arriti të dalë fitimtar ndaj kurtheve të të ligut.Nëse nuk do ishte sëmurur rëndë prej klimës atje,nuk do të kthehej më kurrë.
Por edhe kur u kthye në Malin e Shenjtë,nuk pakësoi aspak ritmin e ushtrimeve  shpirtërore megjithëse ishte i sëmurë.Duke jetuar si i huaj në këtë botë,arriti të bëhet qytetar i qiellit.Arriti në shkallë aq të lartë shpirtërore sa foli me Shenjtorë që iu shfaqën dhe arriti të shohi ëngjëllin e tij mbrojtës.Dëgjonte himne ëngjëjsh dhe u përmbush me dritë qiellore.
Në vitin 1966 u sëmur rëndë dhe iu nënshtrua operacionit për heqjen e mushkrive.Për pak kohë,deri sa të merrte veten qëndroi në manastirin e Shën Joani Teologut në Suroti .
(një fshat afër Selanikut).        Shën Paisio  
Kur u kthye në Malin e Shenjtë,qëndroi për 7 vite në manastirin Stavronikita dhe më pas shkoi në qelinë e Panagudhës.
Atje shkonin dhe e vizitonin shumë njerëz.Gjithashtu i vinin dhe shumë letra nga e gjithë Greqia.At Paisio thoshte:Mërzitem shumë sepse nga letrat mësonte për shumë ndarje dhe sëmundje shpirtërore dhe trupore.
Megjithë programin e ngarkuar që kishte,vazhdonte me zell përpjekjet asketike duke u shplodhur vetëm 2-3 orë në ditë.Vazhdonte të pranonte shumë vizitorë.Diskutonte me ta dhe mundohej t’i ndihmonte.I jepte dhe ikona të vogla si bekim.Gjatë gjithë lodhjes së përditshme,problemet e tij shëndetsore shtoheshin.Vitet e fundit të jetës dhimbjet nga kanceri i shtoheshin cdo ditë dhe më shumë.Megjithatë ai rrinte i qetë dhe nuk ankohej asnjëherë.Përkundrazi,vazhdonte të lutej për të gjithë.
Në vitin 1993 i fillon emoragji por Shën Paisio nuk dëshironte të kurohej dhe thoshte se :”të gjitha do sistemohen me dheun”.
Nëntorin e atij viti doli për herë të fundit nga Mali i Shenjtë dhe shkoi në Suroti,në manastirin e Shën Joan Teologut për festën e Shën Arsenit (10 Nentor).Qëndroi atje disa ditë dhe po përgatitej për tu larguar por u rëndua dhe e cuan në spitalin Theagjenio në Selanik ku u vërtetua se kishte kancer edhe në zorrën e trashë.
Ati i shenjtë e quajti sëmundjen e kancerit si plotësim të kërkesës që i kishte bërë Perëndisë dhe si dobi të shëndetit shpirtëror.
Në fund të muajit Qershor mjekët i bënë të ditur se organizmi i tij mund të duronte  dy ose tre javë maksimumi.Më 11 Korrik , u kungua për herë të fundit në gjunjë përpara shtratit ku dergjej.Ditët e fundit gjerondi i shenjtë vendosi  të mos merrte asnjë ilac megjithëse kishte dhimbje të mëdha.
Ndërroi jetë më 12 Korrik 1994, ditën e martë në orën 11:00 dhe u varros në Manastirin  e Shën Joan Teologut në Suroti.
Në 13 Janar 2015 u mblodh Sinodi i Shenjtë Ikumenik i Patriarkanës së Stambollit dhe vendosi renditjen me Shenjtorët të At Paisios të Malit të Shenjtë. 
Kisha jonë kremton Shën Paision më 12 Korrik.
 
 
Përkthyer nga A. Avrami
 
 

Shën Paisio