Qoftë dy herë në ditë……
Të gjithë e dini,ashtu si dhe unë sa e ngarkuar dhe e lodhshme është jeta jonë nga ceshtje të ndryshme.Ne pasi dimë se si vepruan Shenjtorët e Kishës sonë,le të bëjmë më elementaren e atyre që varen nga ne.Krishti pranon shumë por edhe ato pak që do i japësh.Nëse nuk mundesh ta kujtosh njëmijë herë,njëqind herë,pesëdhjet herë në ditë,kujtoje dhjetë herë dhe thuaji me dashuri:O Zot! Jo t’i lutesh për verfërinë tënde,për sëmundjen,për nënën apo për punët e tua.Jo!
T’i lutesh të hyjë në zemrën tënde.Nuk mundesh dhjetë herë në ditë?Nuk mundesh as pesë herë? Nëse e thërret me shpirt qoftë dhe dy herë në ditë,pas një muaji do e ndiesh ëmbëlsinë dhe do e kërkosh dhjetë herë,njëzet herë dhe atëherë do fillosh ta ndiesh brënda zemrës.
At Emiliano Simonopetriti
Përkthyer nga A. Avrami