/ Jeta Shpirtërore / Frika e demonëve

Frika e demonëve

Frika e demonëve

 

Mëkatet dhe pasionet që na shtyn djalli nuk janë  ndër fitoret e tij të suksesshme.
Suksesi i tij më i madh dhe  dinakëria e djallit ndaj njeriut  është të arrij t’i largoj  ushqimin e shpirtit,edhe me dëshirë.Arriti i ligu ta bëj njeriun të mos ndiej uri dhe etjen që ka  shpirti.Të mos ndiej nevojën për ushqim shpirtëror.Arriti të vdesi në zemrat e të krishterëve ndjenjën e ushqimit që i nevojitet  shpirtit i cili është Trupi dhe Gjaku i Krishtit.
Arritëm kështu në përfundimin fatkeq që shumë të krishterë të kungohen vetëm për Krishtlindje dhe për Pashkë.Të tjerë nuk janë kunguar më kurrë në jetën e tyre që kur i conte  nëna për dore për tu kunguar.
Një murg i Shenjtë,at Joani Vostrinos pyeti dikur demonët që mundonin disa njerëz të gjorë:”Cilat gjëra të të krishterëve keni frikë më tepër?”Ata iu përgjigjën:”Keni vërtet tre gjëra të mëdha,një që e mbani në qafë,një që laheni në Kishë dhe  një që hani gjatë Meshës Hyjnore”.
Murgu i pyeti përsëri :-“cilës  nga të treja i trembeni më tepër?”
Ata iu përgjigjën:-Nëse e mbanit më me kujdes atë që hani në Kishë (Kungimin e Shenjtë), askush prej nesh nuk do mundej t’i bënte keq asnjë të krishteri.Ato që kanë më tepër frikë demonët janë:Kryqi,Pagëzimi dhe Kungata e Shenjtë .
Nuk mund të quhesh i krishterë kur nuk merr rregullisht Trupin dhe Gjakun e Zotit Jesu Krisht.

 

Përkthyer nga M. Vasili

 

Frika e demonëve