Shën Paisio – Këshilla për prindërit
Prindërit shumë herë nga kujdesi i ekzagjiruar duan t’i lidhin fëmijët me tel.T’i “lidhin ” me butësi që të mos i lëndojnë.T’i ndihmojnë fëmijët me mënyrë fisnike,e cila mbjell mirësi dhe sedër që ta kuptojnë të mirën si nevojë të domosdoshme.T’i shpjegoni mirësinë sa të mundeni me mënyra të mira dhe me dhembshuri .
Mbaj mend një nënë e cila kur shikonte fëmijët që bënin rrëmujë i mbusheshin sytë me lot nga dhimbja dhe u thosh :”mos floriri im”.Dhe me shembullin e saj i mësonte të përpiqen me gëzim dhe t’u shmangen ngasjeve të jetës.Të mos tronditen lehtë përpara një vështirësie por ta përballojnë me lutje dhe duke pasur besim te Perëndia.
Sot,të vegjël e të mëdhenj ,jetojnë në cmëndi prandaj duhet shumë durim dhe shumë lutje.
Shumë fëmijë vështirësohen sepse prindërit i “kurdisin” si ora e prishur,më tepër sec duhet deri sa thyhet susta.Duhet maturi.Disa fëmijë duan më shumë kurdisje dhe disa të tjerë më pak.Të gjorët fëmijë, janë të ekspozuar ndaj shumë rreziqeve.Kur ndikohen nga shoqëria dhe nuk rrespektojnë prindërit,nuk rrespektojnë asgjë dhe nënat i shtrëngojnë shumë,atëherë ata reagojnë më keq.Prandaj i porosis nënat që të “shtrëngohen” më shumë duke u lutur dhe jo të shtrëngojnë fëmijët.Dhe kur i flet vazhdimisht “mos, mos” edhe për gjërat më të vogla ose ndonjëherë edhe me të padrejtë,kur të jetë dicka serioze nuk do dëgjoj më dhe mund të pësoj dëm të madh.Fëmijët nuk e kuptojnë se fjala “mos” fsheh përbrënda dashuri.
Edhe pasi rriten pak hyn egoizmi dhe reagojnë kështu kur i bëjnë vërejtje :”përse, i vogël jam dhe më sillen kështu?” Prindërit duhet t’i lënë fëmijës të kuptoj se ashtu si kujdeseshin kur ishte i vogël që të mos digjej,kështu edhe tani që u rrit ekziston tjetër zjarr.Prandaj duhet të ketë kujdes dhe mos t’i lejë shkak ngasjeve, që të mbaj përgjithmon Hirin e Pagëzimit të Shenjtë.
Përkthyer nga M. Vasili