Historia e Brezit të Hyjlindëses
Brezi i Zonjës Hyjlindëse është një rrip i thurrur prej fije deveje ,të cilin vetë Hyjlindësja e kishte punuar.Eshtë një dhuratë që e Tërëshenjta i dha Apostullit Thoma si bekim (pas fjetjes së saj).Që atëherë Brezi ruhej nga të krishterët në Jerusalem deri në momentin kur mbreti Arkadhio e morri dhe e transferoi në Kostandinopojë .Mbreti e vendosi Brezin e Hyjlindëses në një kuti të argjentë dhe e quajti “Trupi i Shenjtë “..Pas 410 vjetësh,mbreti Leon hapi kutinë e Brezit për të ndihmuar mbretëreshën Zoi,e cila mundohej nga një frymë e ligë.Kur hapën kutinë ,Brezi shkëlqente në mënyrë mahnitëse dhe kishte një vulë të florinjtë në të cilën ishte shënuar data e transferimit të tij në Kostandinopojë.
Pas lutjeve,Patriarku e vendosi Brezin e Shenjtë mbi mbretëreshën dhe ajo menjëherë u clirua nga demoni.Të gjithë lavdëronin Shpëtimtarin Krisht dhe falenderonin Nënën e Tij të Shenjtë.
Në vitet në vazhdim Brezin e Hyjlindëses e prenë në disa pjesë dhe e shpërndanë në Kishat e Kostandinopojës.
Pas pushtimit të Kostandinopojës nga kryqëzatat (1204 pas Krishtit),disa pjesë të Brezit të Shenjtë u rrëmbyen nga barbarët dhe u transportuan në Perëndim.
Sot e vetmja pjesë e Brezit të Zonjës Hyjlindëse ndodhet në Malin e Shenjtë në manastirin e Vatopedhit.
Brezi i Shenjtë i Zonjës Hyjlindëse ka bërë shumë mrekulli.Vecanërisht te gratë që nuk mund të bëjnë fëmijë.Zonja Hyjlindëse e cila është për besimtarët mbrojtëse,roje,përikje,ndihmëse,strehë në cdo kohë dhe vënd,ditën edhe natën ka dëgjuar lutjet e gjithë atyre që i drejtohen me besim dhe me përulësi.
Përkthyer nga A. Marini