/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Lartësimi i Kryqit të Nderuar

Lartësimi i Kryqit të Nderuar

Lartësimi i Kryqit të Nderuar

 

“Kryqi ruajtësi i gjithë botës,Kryqi bukuria e Kishës
Kryqi fuqia e mbretërve,Kryqi mbështetja e besimtarëve
Kryqi lavdia e ëngjëjve dhe frika e demonëve”

Sot gjithë të krishterët festojmë  Lartësimin  e Kryqit të Nderuar të Zotit tonë Jesu Krisht,të cilin e gjeti Shën Eleni pas shumë kërkimeve në Golgotha.
Në 326 pas Krishtit Shën Eleni shkoi në Jerusalem për tu lutur dhe për të falenderuar Perëndinë për sukseset e Shën Kostandinit.Dashuria që kishte për Perëndinë e shtyu atë të filloj kërkimet për gjetjen e Kryqit të Krishtit.Në Golgotha,(në vëndin ku u kryqëzua Jesu Krishti) paganët kishin ndërtuar një tempull kushtuar “perëndeshës” Afroviti,të cilin e shembën dhe filluan  gërmimet.Pas shumë kërkimeve  u gjetën tre kryqe.Ishin kryqet mbi të cilët u kryqëzuan dy kusarët dhe Zoti ynë Jesu Krisht.Për të përcaktuar se cili nga këta ishte kryqi i Zotit tonë ,episkopi i Jerusalemit Makario bashkë me  priftërinj të tjerë,pas shumë lutjesh,prekën me cdo kryq trupin e një gruaje besimtare  që kishte vdekur.Kur trupi i gruas së vdekur preku dy kryqet e parë nuk kishte asnjë ndryshim.Por pasi preku kryqin e tretë,gruaja u ngjall menjëherë.Kështu kuptuan se cili ishte Kryqi i Zotit tonë.Lajmi u përhap menjëherë në gjithë vëndet e Jerusalemit dhe mijëra besimtarë filluan të vijnë për të prekur Kryqin e Nderuar.Pasi nga grumbullimi i shumtë i njerëzve filluan të krijoheshin shumë incidente, Kryqin e Cmuar e vendosën në vend të lartë brënda në Kishën e Ngjalljes në Jerusalem në mënyrë që ta shohin dhe të mund të falen të gjithë besimtarët.
Pas kësaj ngjarje,të lartësimit të Kryqit në Kishë,etërit  e Shenjtë caktuan këtë ditë,në 14 Shtator, të festojmë Lartësimin e Kryqit të Zotit Jesu Krisht, që të mundemi edhe ne të lartësojmë në shpirtin tonë Kryqin e Zotit tonë që është arma e fortë kundër të ligut.Amin.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Lartësimi i Kryqit të Nderuar