/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Oshënare Efrosina

Oshënare Efrosina

Oshënare Efrosina

 

Oshënare Efrosina jetoi në Aleksandri në vitet e perandorit Theodhosio i II (408-450 pas Krishtit).Ishte vajza e Pafnutios,një aristokrati të pasur i cili pas vdekjes të së shoqes,nënës së Efrosinës,iu përkushtuar  vajzës së tij duke e rritur atë me dashuri dhe besim te  Perëndia. Që në moshë të vogël Efrosina  dëshironte ti  përkushtohej  Perëndisë por nuk arriti të bindte të atin.Kur ajo mbushi moshën 18 vjec,Pafnutio e fejoi me një djalë  të ri, aristokrat dhe njeri i  mirë.Por zemrën e saj e kishte pushtuar dashuria Hyjnore.Martesa dhe jeta kosmike do ishin pengesë në jetën dhe përpjekjet shpirtërore që Oshënarja dëshironte.Për këtë arsye ajo u largua nga shtëpia  pak kohë para martesës,një ditë kur i ati mungonte.Preu flokët,u vesh si djalë dhe shkoi në një manastir burrash. Igumeni e pranoi në manastir.U vesh  murg dhe morri  emrin Smaragdhos.Që atëherë Oshënarja iu përkushtua përpjekjeve të rrepta  shpirtërore.Përparoi në vështirësi dhe në përpjekje dhe  arriti të kaloj gjithë murgjit e tjerë.Igumeni i dha bekimin dhe e lejoi të  shkonte të jetonte si asket,diku larg manastirit.Me jetën asketike që bënte,Efrosina arriti në një shkallë të  lartë shenjtërimi.Pafnutio,i cili gjithë këto vite e kërkonte me shumë dhimbje,nuk mund të gjente ngushëllim.Pas 38 vjetësh, Efrosina u sëmur rëndë dhe atëherë dëshiroi t’i shfaqej të atit.Duke ditur se shpejt do ndërronte jetë,u kthye në manastir dhe u takua me të atin.Momentet ishin shumë prekëse  për Pafnution kur  pa se në ç’nivel shenjtërimi kishte arritur vajza e tij.Pasi u takuan,oshënarja ndërroi menjëherë jetë.Që nga ai moment Pafnutio  vendosi të jetonte si murg në qelinë ku jetoi kaq vite vajza e tij.Dhe pas 10 vjetësh jete murgjërore Pafnutio ndërroi jetë në të njejtën qeli (dhomë e manastirit).
Kisha jonë kremton Oshënare  Efrosinin në 25 Shtator.

 

Përkthyer nga M. Vasili

 

Oshënare Efrosina