Shën Serafimi i Sarovit
“Fito paqen shpirtërore dhe mijëra njerëz do gjejnë shpëtim pranë teje.”
“Nëse je i krishterë i mirë,mijëra njerëz do shpëtojnë duke të marrë si shëmbull.”
“Të mos ndjekim rrugën e zhgënjimit.Vazhdo duke “përplasur” me gëzim këmbët në tokë.Krishti i mposhti të gjtha.Ngjalli Adamin.I dha përsëri shpëtim Evës.Shkeli vdekjen me vdekje.”
“Nëse beson me të vërtetë cdo gjë është e mundur duke besuar.”
“Jeta jonë mund të krahësohet me një lambadhë e përbërë nga dyll dhe fitil,që digjet kur nga flaka pasi e ndezim.Dylli është besimi ynë.Fitili është shpresa jonë dhe flaka është dashuria që lidh besimin me shpresën.Një lambadhë prej materiali jo të mirë edhe kur e ndez por edhe kur fiket mban erë të keqe.E tillë është edhe jeta e një mëkatari.”
“Mbi të gjitha rëndësi ka të vendosësh dicka.Vendimi është fillimi.”
Përkthyer nga N. Ikonomi
Shën Serafimi i Sarovit