/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Fjalë të urta nga Shën Isaak Siriani

Fjalë të urta nga Shën Isaak Siriani

Fjalë  të urta nga Shën Isaak Siriani

 

Lutja e njeriut që ka ligësi në shpirt,është si fara që bie mbi gurë.
Asketi i ashpër është si pema pa fryt.
Kontrolli që bëhet nga smira,është  si shigjeta  e helmuar.
Lëvdatat  e mashtruesit jenë kurthe të fshehur.
Këshilltari i pamend është si roja i verbër.
Shoqëria me njerëz që nuk ju përputhen mendimet ka si rezultat copëtimin e zemrës sate.
Më mirë të jetosh me kafshë të egra sesa të kesh një shoqëri të keqe.
Më mirë shoqërohu me një sakat sesa me një kryelart dhe egoist.
Më mirë të përndiqesh sesa të përndjekësh,të kryqëzohesh sesa të kryqëzosh,të bëhen ty padrejtësi sesa ti bësh ti dikujt,të akuzonesh sesa të akuzosh. 
Fjala e njeriut të matur është burim uji të ëmbël.
Këshilltari i mencur është murr shprese. 
 
Përkthyer nga A. Marini
 

Fjalë  të urta nga Shën Isaak Siriani