/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Mësime shpirtërore

Mësime shpirtërore

Mësime shpirtërore

 

Duhet të lutemi me besim për cdo cështje dhe të kemi durim dhe Perëndia do na flasë,na mëson Shën Paisio.
Sepse kur njeriu lutet  me besim,Perëndia ia plotëson kërkesat,për besimin që njeriu ka.Shpesh herë kërkojmë dicka nga Perëndia dhe nuk presim por shqetësohemi. Të shqetësoheshim nëse nuk do kishim Perëndi të fortë.Por duke pasur Perëndi të Plotfuqishëm dhe me shumë dashuri,sa na ushqen me gjakun e Tij,shqetësimi ynë nuk justifikohet.
Njerëzit duhet të kenë dashuri fisnike,thosh Shën Paisio.
Atë çfarë ofrojnë,ta bëjnë me gjithë zemër dhe jo me detyrim ose interes.
Shën  Paisio e dallonte dashurinë në tre kategori:dashuria trupore, e cila është e mbushur me mikrobe shpirtërore.Dashuria e botës (kosmike) e cila është formale,e dukshme,hipokrite dhe pa themel dhe dashuria shpirtërore,e cila është e vërtetë,e virgjër,e pastër dhe e shtrenjtë.Kjo dashuri është e pavdekshme dhe mbetet në jetë të jetëve.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Mësime shpirtërore