/ Predikime-Katekizma- Artikuj / ” I marrë, këtë natë do të kërkojnë prej teje shpirtin tënd”

” I marrë, këtë natë do të kërkojnë prej teje shpirtin tënd”

" I marrë, këtë natë do të kërkojnë prej teje shpirtin tënd"

 

Ungjilli i sotshëm i Lukait na jep shumë këshilla dhe mësime për shpëtimin e shpirtit tonë.Na tregon se lakmia është një pasion që  të drejton drejt vdekjes .Pasuria kërkon përkushtim dhe  stres.

I pasuri i paravolisë duke parë se kishte prodhim të bollshëm filloi të mendohej dhe të stresohej se ku do i grumbullonte gjithë këto prodhime,sepse depot e tij  të vogla ishin të mbushura nga prodhimet e viteve të shkuara!Këtu duket qartë pasioni i lakmisë.Megjithëse kishte shumë,nuk ndihej i kënaqur.Njeriu lakmues sa më shumë të ketë aq më tepër dëshiron.

Stresohet dhe mendohet vazhdimisht se si do i sistemoj prodhimet e reja dhe ëndëron momentin kur pasi i ka sistemuar,t’i thojë shpirtit të tij:”O shpirt, ke shumë të mira që gjenden për shumë vjet; prehu, ha, pi, edhe dëfre.”(Lk.12:20)

Ky njeri lakmues është bërë rob i të mirave materiale dhe i kënaqësive trupore pa llogaritur përjetësinë e shpirtit të tij!

Cdo e mirë materiale është bekim dhe dhuratë nga Perëndia.Por kur këto të mira të bollshme ndahen me ata që kanë nevojë ,vetëm atëherë kjo pasuri është e dobishme.

U përpoq i pasuri lakmues të sistemoj edhe prodhimet e reja pa menduar të japë ato që kishte.Pasi kishte sistemuar gjithë të mirat materiale për të kënaqur shpirtin e tij,atë natë Perëndia e thërriti për tu larguar nga kjo jetë.

Papritur dhe pa u njoftuar !

” I marrë, këtë natë do të kërkojnë prej teje shpirtin tënd”,thotë Zoti.

I marrë sepse mendonte se do jetonte përgjithmon këtu në tokë.

Ai i cili mbledh thesare këtu në këtë botë dhe nuk merret me të mirat shpirtërore,është i marrë thotë Zoti.

C’dobi ka nëse mbushim depot tona me të mira materiale dhe lëmë pas dore shpirtin?

Duhet të dimë se jeta nuk është e përjetëshme dhe duhet cdo ditë të jemi gati akoma edhe për një vdekje të papritur.Le të përpiqemi të kujdesemi për shpirtin duke ndjekur rrugën e ligjeve dhe mësimeve të Perëndisë.Duke larguar prej nesh lakminë dhe gjithë pasionet që lindin prej saj dhe duke shpresuar se në momentet e largimit tonë nga kjo botë të jemi të përgatitur dhe të presim mëshirën e Perëndisë.Amin.

Përkthyer nga M. Vasili

” I marrë, këtë natë do të kërkojnë prej teje shpirtin tënd”