/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Krenaria

Krenaria

Krenaria

 

Krenaria është një dritare e hapur nga e cila dalin-fluturojnë jashtë gjithë virtytet dhe meritat.
Çfarë mendon se ka në katër anët e dheut o njeri i vdekshëm për të cilat duhet të ndihemi krenarë?
Gjërat e pakuptimta dhe iluzionet e rreme? Mos ndoshta nuk erdhëm në këtë botë të zbathur dhe të zhveshur?
Me të njëjtën mënyrë nuk do të largohemi nga kjo botë?Çfarëdo kemi a nuk e kemi hua?
Me vdekjen tonë a nuk do e shlyejm këtë detyrim?Sa herë është theksuar kjo gjë por është anashkaluar?
Apostulli Timothe thotë:”asgjë nuk sollëm kur erdhëm në këtë botë dhe asgjë nuk mund të marrim duke u larguar”.(A.Tim.6:7)
Kur i ofrojmë therrore Perëndisë,bukën edhe verën themi:”Të tuat nga të tuat”,sepse asgjë në këtë botë nuk
është e jona,as një thërrime buke,as një pikë verë nuk na përket.
Në të vërtetë gjithshka i përket Perëndisë.Gjithshka është e Tij.
Krenaria është  bijë e marrëzisë,bijë e një mendjeje të errët e lindur nga lidhjet e “ndyra” me demonët.
Krenaria është një dritare e hapur prej së cilës dalin dhe i merr era gjithë veprat e mira dhe gjithë virtytet.
Asgjë nuk na bën (të ndihemi,të jemi) kaq bosh përpara njerëzve dhe kaq të padenjë përpara Perëndisë,sa krenaria.
Kur Zoti nuk është krenar,përse duhet të jemi ne?
Cili me të drejtë mund të ndihet krenar veç Zotit që krijoi botën dhe e mban atë me fuqinë e Tij?
Shikoni:Ai e përul veten si një shërbëtor që shërben në botë deri në vdekjen e Tij,në vdekjen në Kryq!
O Zot digje farën e krenarisë që ka mbjellë djalli në zemrat tona me zjarrin e Shpirtit tënd të Shenjtë
dhe mbill tek ne farën e përulësisë dhe të mirësisë.Sepse Ty të përket gjithë lavdia dhe nderimi në jetë të jetëve.Amin.

 

Shën Nikolla Velimiroviç

Përkthyer nga A.Marini

 

Krenaria