/ Jeta Shpirtërore / Lutja

Lutja

 

Lutja

 

“Lutja është ndihmës në jetën tonë,bashkëbisedim me Perëndinë,
harrim i gjërave tokësore,ngritje në qiell.Është ilaçi i gjithë pasioneve,
i posaçëm për të ruajtur nga to.Është dhurues jete,garanci shëndeti,lule shpresëdhënëse.
Armë e fuqishme është lutja,siguri,thesar i madh,port i madh dhe zonë e sigurt”.
Shën Nektari
“Në çdo lutje duhet të keni një nyje loti,dhe kur të ndjeni ngazëllim,mos ia thoni askujt sepse
është dhuratë hyjnore dhe mundet ta humbisni”.
At Ieronimo Apostolidhi
“Të gëzohesh në hidhërime,të pasurohesh në varfëri dhe të ngushëllohesh në sëmunjde”.
Shën Nikodhimi i Malit të Shenjtë
“Kungohuni shpesh,lutuni ngrohtësisht,duroni dhe do ndjeni dorë të fortë tju mbaj”.
At Amfilohios Makris
“Askush nuk merr kurorën si dekoratë nëse nuk përpiqet me mënyrë të rregullt(të ligjshme)”.
Shën Joan Gojëarti

 

Përkthyer nga A.Marini
 
 

Lutja