Oshënare Kseni
Oshënare Kseni lindi Shën Petersburg të Rusisë në vitin 1730 pas Krishtit.U martua me oficerin dhe kryepsaltin e oborrit mbretëror Andrea Feondoroviç Petrof,i cili falë pozicionit që kishte,i ofronte asaj lavdi dhe gjithë të mirat materiale.Ishin të rinj dhe kishin shumë dashuri për njëri-tjetrin.Bënin një jetë luksoze dhe ishin të lumtur.
Por vdekja e papritur e bashkëshortit ishte një goditje e rëndë për Ksenin,në moshën 26 vjeçare.
Andrea nuk ishte rrëfyer dhe nuk kishte marrë Kungim përpara se të vdiste dhe Kseni ishte shumë e shqetësuar për shpirtin e tij. Menjëherë pas varrimit të tij,oshënarja u largua nga qyteti për 8 vjetë.Kryepiskopi Andrea tregon se gjatë kësaj kohe oshënarja qëndroi në manastir duke mësuar rrugën e jetës shpirtërore.Pas 8 vjetësh u kthye në Shën Petersburg dhe qëndroi atje deri në fund të jetës së saj.
Dhuroi gjithë pasurinë e saj,shtëpinë,bizhuteritë dhe rrobet dhe filloi të bindte githë të afërmit se nuk ishte Andrea ai që kishte vdekur por Kseni.Veshi rrobat e te shoqit dhe e quajti veten Andrea Feondoroviç.Por gjithë të afërmit që ishin të interesuar për pasurinë e saj,kërkuan ndihmën e shtetit duke mbështetur se nuk është mirë nga mendja dhe se duhet të marrin masa kundrejt këtij shpërdorimi të pasurisë.
Pasi e thirrën,gjykatësit vërtetuan se oshënarja ishte plotësisht e llogjikshme dhe kishte të drejtë të plotë të bënte çtë dëshironte me pasurinë dhe pronat e saj.Të gjithë e quanin të çmendur por këta njerëz, të cilët që paraqiten si të marrë për të fshehur nga bota virtytet e tyre shpirtërore, Kisha Ortodokse i quan “të marrë më Krishtin”.
Oshënare Kseni e cila më parë ishte e pasur dhe bënte një jetë luksoze,tani ishte një e varfër që endej rrugëve të qytetit.Ushqehej vetëm nga cfarë pranonte ndonjëherë nga të njohurit.Gjithë ditën endej rrugëve të qytetit me një palë këpucë të vjetra,me një fund të kuq dhe me xhaketën e Andreas.Në kokë mbante një shami të vjetër.I ftohti ishte i ashpër por Hiri i Shpirtit të Shenjtë i jepte ngrohtësi dhe forcë.
Njëherë e ndoqi pas një polic,për të mësuar se ku e kalonte oshënarja natën.Shkonte në një arë jashtë qytetit dhe lutej gjithë natën për të gjithë të krishterët duke bërë vazhdimisht metani.Shumë njerëz e donin këtë shërbëtore të përulur të Perëndisë.Shumë të tjerë e shikonin me keqardhje dhe i jepnin lëmoshë por që Shenjtorja radhë pranonte të merrte.Edhe kur merrte,ua jepte të varfërve që kishin nevojë duke bërë mirësi për shpirtin e të shoqit.Zoti i kish dhuruar Ksenit dhurata shpirtërore dhe ajo filloi të bënte mrekulli.Dalë-ngadalë njerëzit filluan të dallojnë tek ajo shenjat e shenjtërisë.Sinaksari i oshënares tregon se të gjithë kërkonin të hynte nëpër
dyqanet dhe makinat e tyre sepse e quanin bekim dhe menjëherë pas kësaj kishin begati dhe gjithshka u shkonte mbarë.Kur fliste me dikë që ishte shumë i mërzitur,menjëherë qetësohej dhe ndjente se i vinte mrekullisht një ndihmë.Kur përqafonte një fëmijë të sëmurë,fëmija bëhej mirë.Njerëzit filluan ta quanin ëngjëll mbrojtës të qytetit të tyre.
Dikur,në vitin 1764,Kseni u trondit shumë sa filloi të qante çdo ditë.Kur e pyesnin çfarë ka,përgjigjej”gjak,gjak,pellg me gjak”.Të gjithë ishin të shqetësuar sepse kuptonin se diçka do të ndodhte.Pas tre javësh u vra mbreti Ivan Andonoviç i cili ishte marrë rob dhe mbahej i burgosur.
Në datë 24 Dhjetor,një ditë para lindjes së Krishtit,oshënarja endej rrugëve të qytetit duke i thënë të gjithëve të bënin petulla.Ditën tjetër u dëgjua lajmi i keq i vdekjes së papritur të perandores Elisabet Petrova.Petullat ishin për agripninë që do të mbahej atë natë.
Oshënare Kseni ndihmonte qytetarët gjatë gjithë ditës por edhe gjatë natës.Kur ishte duke u ndërtuar kisha e varrezave,Kseni shkonte fshehtazi natën dhe mbante gurët e rëndë që nevojiteshin të nesërmen për ndërtimin e kupolës.Kur vinin në mëngjes puntorët,gjenin të kryer pjesën më të rëndë të punës.
Nga kureshtja se si ndodhte kjo gjë,dy puntorë qëndruan të fshehur një natë në varreza duke pritur të shikonin se kush i ndrinte gurët dhe tullat.Kur u errësua panë oshënaren që u afrua dhe filloi punën.
Kseni ndërroi jetë në paqe 45vjet pas vdekjes të së shoqit, (pa ditur me saktësi datën e vdekjes së saj).E varrosën pranë Kishës në varreza që oshënarja ndihmonte gjatë ndërtimit dhe ngritën atje një paraklis në kujtim të saj.Të rinj dhe të moshuar shkonin vazhdimisht te varri i saj duke iu lutur ti ndihmoj në vështirësitë dhe problemet e tyre.
Shën Kseni u lavdërua zyrtarisht fillimisht nga Kisha Ortodokse e Rusisë jashtë Rusisë në vitin 1978 dhe më pas nga Patriarkana e Rusisë në vitin 1988.
Kremtimi i saj kujtohet nga Kisha Ortodokse më 24 Janar
Përkthyer nga M.Vasili