/ Jeta Shpirtërore / Durimi i shenjtë

Durimi i shenjtë

Durimi i shenjtë

 

Çfarë ndodh kur Perëndia vonon,kur vitet kalojnë dhe pesha e gjëndjes që na rëndon nuk lehtësohet dhe mërzitja shtohet?Në këtë rast çelsi i sekretit është durimi i shenjtë.Durimi na mëson të kemi karakter të palëkundshëm dhe na shton besimin.Kur nuk dorrëzohemi dhe kur gjithë ata që na rrethojnë na kundërvihen,atëherë tregojmë vendosmërinë dhe guximin tonë,karakteristika të besimit tonë te Perëndia.Fjala e Perëndisë na vërteton se pa të tillë besim është e pamundur të kënaqim Perëndinë.Akoma dhe kur ndihemi të dobët dhe të paqartë në këtë luftë,Perëndia na jep rrugëdalje.Kërkoni me besim,vendosmëri dhe guxim nga Perëndia i cili jep dhurata të çmuara te bijtë e Tij pa kushte.
Kërkoni,pa dyshuar se do të merrni,sepse ndoshta ndjeni se nuk e meritoni.Kërkoni,jo sepse ju ia dolët mbanë por sepse Ai ia doli mbanë për ju.Kërkoni sepse e njihni mirësinë,hirin dhe mëshirën e Atit tuaj qiellor.Të mos druhemi të kërkojmë sepse e dimë që Perëndia i mirë është gjithmon i gatshëm për të na ndihmuar.”Mburrja” jonë i përket ndihmës dhe forcës së Tij dhe jo asaj çka mund të arrijmë vetë ne.Për Perëndinë nuk ka dallime nëse jemi të pasur ose të varfër,njerëz me pushtet apo puntorë të thjeshtë.Përpara Perëndisë jemi të gjithë të barabartë.”Mburrja” jonë nuk duhet të jetë pozicioni, pasuria,dhe lavdia që kemi.Të gjitha këto humbasin me vdekjen por mburrja jonë për Perëndinë dhe dashuria e Tij,na mban të përulur dhe na dhuron gjithmon kuptimin e vërtetë të jetës .

 

Përkthyer nga M.Vasili

 

Durimi i shenjtë