/ Jeta Shpirtërore / Veçoritë e kreshmimit

Veçoritë e kreshmimit

Veçoritë e kreshmimit

 

Kreshma lind profetë.Përforcon të fortët.I jep urfësi ligjëvënësve.Pajis heronjtë.Stërvit sportistët.Largon ngasjet.Bashkëjeton me seriozitetin dhe pastërtinë e shpirtit.Shenjtëron të përkushtuarit dhe bën të përsosur priftërinë.Askush nuk mund të kryej Meshë Hyjnore  pa mbajtur më parë kreshëm.
Moisiu pasi kreshmoi dyzet ditë,morri guximin dhe u ngjit në mal për të marrë 10 porositë.Nëse nuk do ishte veshur me mburojën e kreshmës,nuk do mund ti ishte afruar malit ku ndodhej prania hyjnore.Mbajti kreshëm dhe mundi të komunikoj me Perëndinë.
Profeti Samuel ishte fryt kreshmimi.Nëna e tij Ana,pasi mbajti kreshëm,iu lut Perëndisë ti dhuroj fëmijë.

Falë kreshmës lindi profeti.
Samsoni,heroi i madh nëpërmjet kreshmimit e fitoi forcën e tij dhe u bë ipamposhtur.Kreshma e ushqeu dhe e rriti.
Pas 40 ditësh kreshmimi u bë i denjë Profeti Ilia për të parë Zotin.Falë kreshmës u tregua më i fortë se vdekja dhe
 ngjalli djalin e vdekur.Falë kreshmës ndaloi qiellin të mos ketë rreshje për tre vjetë e gjysëm.
Profeti Daniel,i cili nuk futi bukë as ujë në gojë për njëzet ditë, urdhëroi edhe luanët të kreshmojnë.Luanët e uritur nuk e prekën,sikur të ishte prej guri trupi i profetit.
Kreshma përforcon lutjen.Bëhet pendë në fluturimin drejt qiellit.Është nëna e shëndetit,mësonjëse e rinisë dhe zbukurim i pleqërisë.

 

Përkthyer nga A.Avrami
 
 

Veçoritë e kreshmimit