Urtësia paralajmëron
Urtësia thërret në rrugë,në sheshe jehon zëri i saj.Atje ku mblidhen njerëzit,
atje dëgjohet ajo,pranë portës së qytetit ajo mban fjalimin e saj.
Kur do të rriteni a do të piqeni më në fund ju o të papjekur?
Ju llafazanë të pandreqshëm,edhe sa kohë do ta mohoni përmirësimin?
Kur më në fund do të vini në vete,të gjithë ju që nuk më përfillni?
Merreni seriozisht paralajmërimin tim!
Vetëm atëherë do tju hap thesarin e diturisë sime dhe do tjua jap atë sipas dëshirës.
Kam folur herë pas here për ju,nuk më keni dëgjuar.Me gishtin lart ju kam paralajmëruar,
por askush nuk i ka kushtuar vëmendje.
Ju nuk keni pranuar të përmirësoheni.Çdo këshillë e keni hedhur prapa krahëve.
Ju mund të vazhdoni të veproni kështu,por kur tju bien mbi kokë pasojat
atëherë do ta kem unë radhën të qesh me ju.Kur tmerri e frika si një stuhi e tmerrshme,me rrufe e bubullima të bien mbi ju,do të qesh unë! Pastaj ju do të më thërrisni por unë nuk do tju përgjigjem.Ju do të më kërkoni por nuk do të më gjeni gjëkundi.
Fragment nga libri “Fjalë të urta” Dhjata e vjetër(1:20-28)
Urtësia paralajmëron