/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Trishtimi

Trishtimi

Trishtimi

 

Sa më i vogël është besimi ynë aq më i madh është trishtimi që kemi.Një nga përfitimet madhore të besimit është çlirimi i njeriut nga trishtimet.Kur fëmija e di se ka baba i cili kujdeset për gjithë punët dhe detyrimet e familjes,çdo mërzitje e tij mbaron shpejt dhe me këngë.Por sapo kjo ndjenjë të humbasë,kënga hesht,pushon.Atëherë fëmija ndihet jetim dhe vetëm,i rrethuar nga mërzitje sikur të ta kenë rrethuar një tufë grenzash.Kur njeriu përpiqet i vetëm,me forcat e tij të çlirohet duke  hequr larg vetes mërzitjen dhe trishtimin,aq më tepër ngatërrohet në rrjetat e tyre.
Gëzimi shuhet,flokët zbardhen,trupi “avullon”,zemërimi mblidhet deri sa njeriu përfundon si një çantë lëkure e thatë,e mbushur me zemërim, e përkulur mbi varr…..

 

Shën Nikolla Velimiroviç

Përkthyer nga A.Marini

 

Trishtimi