/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Kush e dëgjon Perëndinë

Kush e dëgjon Perëndinë

Kush e dëgjon Perëndinë

 

Një bir i arsyeshëm i gëzon prindërit e tij,por një bir i paarsyeshëm mund ti dëshpërojë.Pasuria e paligjshme nuk i sjell askujt dobi,por bindja ndaj Perëndisë të shpëton nga vdekja e parakohëshme.Atë që e do,Perëndia nuk e lë të ketë uri,por ai që e përbuzdo të ketë gjithnjë lakmi të pashuar.Duart e plogëta sjellin varfëri,kurse duart e zellshme pasuri.Kush është i arsyeshëm e korr drithin kur është i pjekur.Kush e humb kohën e korrjes duke fjetur,meriton përçmim.Kush e dëgjon Perëndinë merr bekim.Ai që e përbuz Perëndinë fsheh dhunën prapa fjalëve të tij.
Njeriu i mirë përkujtohet me mirënjohje,kurse njeriut të keq i harrohet emri.Njeriu i urtë pranon udhëzime,kurse llafazani i pa arsyeshëm vrapon drejt rrënimit të tij.Kush jeton me ndershmëri jeton pa frikë.Kush shkon në rrugë të shtrembra,një ditë do të kapet.

 

Fjalët e urta 10:1-9

Fragment nga libri “Fjalë të urta “,Dhjata e Vjetër

 

Kush e dëgjon Perëndinë