/ Jeta Shpirtërore / Durimi

Durimi

Durimi

 

Virtyti i durimit jepet sipas përulësisë që ka secili.Sepse ai që është i përulur,është dhe shumë i duruar në gjithë mundimet dhe trishtimet.Sa më shumë duron dikush,aq më të lehtë e ndien peshën e ngarkesës së ngasjeve.

Kush ka përulësi dhe durim,i përballon lehtë trishtimet që ndesh në këtë jetë.Durimi nuk është pranimi i ngjarjeve prej nevojës dhe sepse nuk mund të veprojë ndryshe.Dhe as pritja në ankth e një çlirimi prej vështirësisë që kalojmë.
Durimi është pritja mistike e shfaqes së Perëndisë në jetën tonë,e vullnetit të Tij në vendet,kohët dhe kushtet që nuk i koncepton llogjika dhe natyra jonë.Durimi është pritja mistike e shfaqes dhe shndërrimit të provës (vështirësisë) në bekim Hyjnor.Ti japim pak kohë ngjarjeve që të tregojnë vetë ato identitetin,arsyen,sekretin,ky është durimi.

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Durimi