/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Kush ndan me të tjerët

Kush ndan me të tjerët

Kush ndan me të tjerët

 

Njeriu që jep me bujari,pasurohet edhe më shumë,kurse kopraci varfërohet duke kursyer.Kush ndan me të tjerët,atij i dhurohet,kush e shuan etjen e të tjerëve nuk do të vdes nga etja.Kush e mban grurin në hambarë në kohën e rrezikut,atë e mallkojnë njerëzit.Por ata e lavdërojnë njeriun që ua shet.Kush synon të bëj mirë gjen miratim te Perëndia,kurse kush synon të bëj keq,atë e gjen e keqja.Kush mbështetet në pasurinë e tij,këputet si gjethi në vjeshtë.Por të gjithë ata që ia mbajnë besën Perëndisë,janë si gjethe të freskëta  që sapo çelin.Kush nuk e mban në rregull shtëpinë dhe famijle,pasuria i fluturon në ajër.I marri gjithmon bëhet skllav i tjetrit Kush e dëgjon Perëndinë,veprimet e veta i ndihmojnë të tjerët për të jetuar.Kush është i arsyeshëm dhe i urtë i bën njerëzit për vete.Kush e dëgjon Perëndinë e merr këtu në tokë shpërblimin e tij,jo më ai që e përbuz Perëndinë dhe bën keq!

Fjalë të urta 11:24-31

Fragment nga libri “Fjalë të urta “,Dhjata e Vjetër
 
 

Kush ndan me të tjerët