Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 3
5) Dogana e krenarisë (e mëndjemadhësisë)
Duke u ngjitur më lart takuam demonët e mëndjemadhësisë, por këta nuk gjetën asgjë për të
më akuzuar, sepse unë isha e varfër dhe nuk kisha asgjë që të krenohesha.
6) Dogana e blasfëmisë (ai që shan hyjnorët)
Kryetari i këtyre demonëve rinte me shumë egërsi dhe kur na panë, të gjithë shtrëngonin
dhëmbët, na shanin dhe bënin figura të ndryshme. Më frikësuan dhe më thanë se kisha sharë tre
herë të shenjtat kur isha e vogël. Atëherë ëngjëjt prunë si dokumenta pendimin dhe rrëfimin që bëra
për këto mëkatet e mia dhe me uratat e Shën Vasilit ikëm edhe nga kjo doganë.
7) Dogana e cmirës
Kur aritem këtu, me ndihmën e Krishtit ata fytyregërit nuk kishin asnjë akuzë për të më thënë
dhe vazhduam rrugën tonë të gëzuar. Megjithatë shtrëngonin dhëmbët e tyre me zemërim dhe ligësi
të madhe, duke dashur po të ishte në dorë të tyre të më përpinin.
8) Dogana e llafazanëve dhe e budallallëqeve
Në këtë batalion demonik sundimtarët e erësirës na kërkonin që të jap llogari për të gjitha
budallallëqet që ndoshta kam thenë kur isha e re. Edhe këngët që këndoja kur isha e re, ishin
këngë satanike dhe mëkatare dhe vetem ato ishin mjaft për t’u dënuar. Unë nuk dija ç’të
përgjigjem dhe çuditesha se si i mbanin mend ato para kaq vjetesh sepse unë i kisha haruar.Por
edhe këtu me uratën e atit tim të Shenjtë, At Vasilit, kaluam dhe vazhduam më tutje.
9) Dogana e kamatës dhe e mashtrimit
Kjo doganë merr në analizë fajdexhinjtë, edhe ata që mashtrojnë të tjerët, edhe u marrin pasuritë.
Filluan të më analizojnë, nëse mashtrova ndonjërin dhe i mora paratë, nderin ose
punën e tij. Por meqenëse nuk ishin në gjëndje që t’i vërtetojnë ato të këqia që më thoshin,
megjithëse shtrëngonin dhëmbet dhe më kërcenoheshin, kaluam edhe këtej pothuajse pa
probleme.
Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 3