/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Kush e dëgjon Perëndinë

Kush e dëgjon Perëndinë

Kush e dëgjon Perëndinë

 

Mirëqënia varet vetëm nga bekimi i Perëndisë,mundimet e tua nuk e shtojnë atë.Njeriu pa mend gjen kënaqësi duke bërë vepra të poshtra,njeriu i mençur gjen kënaqësi kur fiton dijeni dhe përvojë.Kush e dëgjon Perëndinë merr atë që dëshiron,kush e përbuz Perëndinë i ndodh ajo nga e cila kishte frikë.Kur kalon furtuna keqëbërësi nuk është më,por atij që e kërkon Perëndinë nuk i tunden themelet.Në qoftë se e lejon dembelin të punojë për ty, kjo do të të bej aq mirë sa çu bën uthulla dhëmbëve dhe tymi syve. Kush e nderon 
Perëndinë me jetën e tij shton vitet e jetës së tij,kush e përbuz i pakëson.Kush e dëgjon Perëndinë,atë e pret gëzimi,kush e përbuz të mos presë gjë të mirë.Për njeiurn që ia mban besën,Perëndia është strehim i sigurt por për njeriun që bën keq,është rrënim i sigurt.Kush e dëgjon Perëndinë i ka gjithmon themelet e sigurta kush nuk e përfill Atë,nuk do të qëndroj në tokën (e premtuar).Kush jeton në bashkësi me Perëndinë flet fjalë të urta,por gjuha që përhap gënjeshtra do të pritet.Bëjnë mirë fjalët e atij që e dëgjon Perëndinë.
Ajo që thonë të pabindurit,bën keq.

 

Fjalë të urta 10:22-32

Fragment nga libri “Fjalë të urta “,Dhjata e Vjetër
 
 

Kush e dëgjon Perëndinë

 

 

 

 

 

 

Fjalë të urta 10:22-32