/ Jeta Shpirtërore / Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 4

Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 4

Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 4

 

10)  Dogana  e  dembelizmit  dhe  e  gjumit  

Në  këtë  doganë  më  analizuan  demonët  nëse  flija   dhe  më  vinte  rëndë  të  shkoj  në  kishë, ose  nga

dembelizmi  im  nuk  bëja  të  mirën  që  duhej  të  bëja  tek  vetja  ime, edhe  tek  njerëzit  e  tjerë.  Por  edhe

këtu  përderisa  nuk  kisha  faj, kaluam  edhe  nga  kjo  lirisht.

11)  Dogana  e  kurnacërisë  

Në  këtë  doganë  kishte  shumë  mjegull  dhe  erësirë.  Më  morën  në  shqyrtim  edhe  këtu  ata  të  zinjtë

edhe  duke  mos  gjetur  diçka  për  të  më  akuzuar, sepse  gjatë  gjithë  jetës  time  kam  qenë  e  varfër, ikëm

edhe  këtej  pa  shqetësime.

12)  Dogana  e  dehjes  (për  pijanecët)     

Duke  u  ngjitur  në  atë  malore  arritëm  tek  dogana  e  dehjes, demonët  e  së  cilës  prisnin  si  ujqër

grabitqarë  të  më  përpijnë.  Por, meqenëse  nuk   janë  të  autorizuar  nga  Perëndia  që  të  kontrollojnë  të

gjitha  shpirtët,   erdhën  ëngjëjt  që  më  shoqëronin  dhe  shqyrtuan  verën  që  kisha  pirë,  në  të  gjithë

jetën  time.  Demonët  të  egërsuar  ulërinin.  Nuk  pive  kaq  gota  në  filan  festë  që  ishin  prezent  filani

dhe  filani?  Nuk  u  dehe  filan  ditë?  Nuk  pive  kur  vajte  vizitë  në  shtëpinë  e  filanit,   dhe  bile  pive  kaq

gota?  Këto  dhe   shumë  të  tjera  më  thoshin, të  cilat  ishin  të  vërteta.  Atëherë  ëngjëjt  sillnin  atje  veprat

e  mia  të  mira, dhe  përshkruanin  se  sa  u  pendova  për  ato  mëkate.  Me  uratat  e  Atit  tim  Shpirtëror

ikëm  edhe  nga  këta.  Rrugës  ëngjëjt  më  thoshin:  «E  shikon  se  sa  rrezik   ka  shpirti  kur  kalon  nga

këto? » 

-Po, Zotërinjtë  e mi-  u  thosha  unë-  rreziku  është  i  madh  për  shpirtrat  e  mjera  dhe  ma  merr  mëndja

se  asnjëri  nuk  mund  të  kalojë  këtu  pa  probleme.   Gjithashtu  mendoj  se  asnjëri  nga  të  gjallët  nuk  e

di  se  ç’ndodh  këtu  me  shpirtërat.  Mjerë se  ç’e  pret  shpirtin  e  çdo  njeriu  pas  daljes    nga  trupi  i

tij!  Edhe  ne  të  pamendët  nuk  kujdesemi    dhe  e  lëmë  pas  dore  shpëtimin  e  shpirtit  tonë.

Atëherë   ëngjëjt   më   thanë:   – Ekzistojnë    shkrimet   dhe   doktrinat   e   Etërve   të    Shenjtë, por

komoditeti, mirëngrënia, kënaqësitë  dhe  qejfet  e  kësaj  bote  të  përkohëshme, i  verbojnë  njerëzit  dhe  nuk

i  lenë  të  shikojnë  as  të  mendojnë, por  jetojnë  sikur  nuk  do  të  vdesin  kurrë.  Lënë  pas  dore  veprat  e

mira, veçanërisht  dashurinë  dhe  mëshirën, të  cilat  mund  të  ndihmojnë  shpirtin    shumë    që  të  kalojë

doganat, pa  shqetësime.  Por të  tillët  janë  pak.  Mjerë  ata  që  nuk  bëjnë  vepra  të  mira!  Sepse  vdekja

nuk  të  paralajmëron  se  kur  do të vijë, por  të  vjen  papritur  dhe  të  rrëmben, por  duke  kaluar  që  këtej,

nga  këto  doganat,  të  rrëmbejnë  demonët  dhe  me  shpejtësi  sketere  të  zbresin   në  vëndet  e  errëta  dhe

të  qelbura  të  ferrit, deri  në  Ardhjen  e  Dytë  të  Zotit.  Sigurisht  këto  do  kishe  pësuar  edhe  ti, po  të

të   mungonin  dhëmshuria  e  Perëndisë  dhe  mëshira  (lutja)  e  sherbëtorit  të  Tij, Oshënarit  Vasil.

 

Marrë nga libri “Tregime nga jeta tjetër”
KOSHERJA ORTODOKSE
 

Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 4