Durimi
Me durim dhe dashuri do të fitojmë Mbretërinë e Qiellit.
Durimi është një furnizim i madh.
Atje ku ndalon mirëkuptimi,fillon durimi.
Atje ku ndalon përballimi,fillon durimi.
Një minutë durim mund të jetë dhe 100 vjet paqe.
Të gjitha arrihen në kohën e tyre për ata që dijnë të durojnë.
Të gjitha vijnë kur duhet nëse njerëzit dijnë të presin.
Mençuria njerëzore mund të përmblidhet në dy fjalë!Duro dhe shpreso!
Durimi është i hidhur por jep fryte të ëmbël.
“Gjeni” është vetëm durimi i madh.
Veçoria prej së cilës do mundesh të dallosh një të mençur,është durimi.
Durimi është ushtrimi praktik (praktikimi) i ndershmërisë,shpresës,diturisë dhe dashurisë.
Baza,themeli i gjithë virtyteve është përulësia dhe durimi.
Duhet të jesh shumë i duruar që të mësosh durimin.
Ai që ka durim,ka gjithshka dëshiron.
Nëse dija është forcë,durimi është i fortë.
Fundi i durimit është shpëtimi.
Ai që dëshiron trëndafilat, do duroj edhe gjembat e tyre.
I paduruari paguan shumë shtrenjt ato që njeriu i duruar i merr falas.
Përkthyer nga A.Avrami