Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 6
19) Dogana e tradhëtisë bashkëshortore
Kjo doganë merr në shqyrtim ata që janë të martuar dhe bëjnë mëkate me burra ose gra të huaja dhe në këtë mënyrë ndotin kurorën e tyre. Bashkë me ta shqyrton edhe ata që bëjnë marrëdhënie seksuale jo në mënyrë natyrale, qofshin këta burra ose gra, dhe të gjithë ata që infektojnë kurorat e tyre.
Por, unë shyqyr Zotit, nuk kisha gjëra të tilla, për të më akuzuar, më lanë dhe vazhduam rrugën tonë për të vajtur në doganën tjetër.
20) Dogana e krimit dhe e abortit
Kjo doganë analizon ata që vranë dhe gjithë ata që nga zemërimi qëlluan ndonjërin dhe të themi shkurtimisht, peshojnë çdo padrejtësi. Por edhe këtej ikëm pa probleme.
21)Dogana e vjedhjes
Duke u ngjitur arritëm në doganën e vjedhjes,e cila analizon gjithë vjedhjet.Duke më kontrolluar dhe analizuar mirë,nuk gjetën asgjë kundër meje dhe u larguam pa pasur pengesa.
22) Dogana e prostitucionit
Kryetari i këtij grupi kishte veshur një rrobë plot me shkumë dhe gjakra dhe dukej i gëzuar sikur të ish veshur me rroba mbretërore. Ndërkohë ëngjëjt më shpjeguan se ajo u bë nga papastërtitë e shumta dhe prostitucioni i madh i njerëzve. Kur na panë na u hodhën përsipër dhe çuditeshin se si kishim kaluar doganat e tjera dhe arritëm te këta. Kështu filluan të më analizojnë më hollësi. Dhe thoshin jo vetëm veprat e mia të vërteta, por edhe shumë gënjeshtra, duke dashur të më rrëmbejnë
nga duart e ëngjëjve dhe të më hedhin në ferr. Ëngjëjt u thoshin se të gjitha këto i ka ndaluar para shumë kohe dhe u pendua. Ata thoshin:
-Edhe ne e dimë që i ka lënë, por na donte dhe kishte mendime dinake në zemrën saj dhe nuk i ka rrëfyer kurrë tek Ati i saj Shpirtëror as iu nënshtrua kanunit(ndalimit nga Ati i saj Shpirtëror), as falje mori nga Ati i saj shpirtëror dhe nuk e kuptojmë se si morri kaq hir dhe ndriçon si dielli? Por ëngjëjt më mbronin dhe si më morrën, vazhduam rrugën tonë ndërsa ata kërcisnin dhëmbët sepse shpëtova mirë nga ata. Rrugës ëngjëjt më thoshin: «Duhet të dish se nga kjo doganë,pak shpirte mund të kalojnë pa dëm të madh. Shumica e njerëzve, bile ata që nuk dinë edhe Shkrimet e Shenjta, të mundur nga të ngrënit e shumtë dhe nga dëshirat trupore kur arrijnë në këtë doganë, kontrollohen tmerësisht nga demonët, dhe përfundimisht bien tek hadhi i erët. Por, ti me ndihmën e Atit tënd shpëtove edhe nga duart e kësaj dogane dhe që tani e tutje nuk ekziston më frikë».
23) Dogana e padhimshurisë (e egërsisë, e mizorisë )
Kur mbaruan fjalët që më thoshin ëngjëjt, aritëm në doganën e mizorisë dhe të zemërgurësisë, e cila analizon me ligësi dhe saktësi të madhe, ata që urejnë dhe nuk u vjen keq për njerëzit e tjerë. I pari i tyre dukej sikur vuante nga një sëmundje e rëndë dhe gjoja qante veten e tij, rënkonte si i sëmurë dhe sillej si ata që vuajnë nga varfëria, sëmundja ose ndonjë nevojë tjetër dhe kërkojnë lëmoshë. Mirëpo herë pas here egërsohej dhe bashkë me të i gjithë batalioni.
Pasi më morrën në shqyrtim dhe nuk më gjetën mizore por përkundrazi të mëshirueshme, sepse ndihmoja të varfërit dhe të sëmurët sipas fuqisë time, më lanë dhe ikën të turpëruar kurse ëngjëjt më morrën dhe ikëm. Rrugës më thoshin: «Shumica e njerëzve i ruajtën të gjitha porositë e Perëndisë, por duke mos pasur vetëm këtë,dhëmshurinë për të varfërit, per ata që vuajnë dhe për të sëmurët, kur aritën këtu u hodhën në ferr megjithëse kishin kaluar nga të gjitha doganat e tjera».
Marrë nga libri “Tregime nga jeta tjetër”
KOSHERJA ORTODOKSE
Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 6