/ Problematika Moderne / Miqësia me djallin

Miqësia me djallin

Miqësia me djallin

 

Fatkeqësisht ekzistojnë disa njerëz të cilët për të arritur atë që duan,shkojnë akoma dhe te djalli.
Një histori na tregon se një magjistar kurues shumë i njohur kishte bërë “kontratë miqësie” me të ligun dhe kurdo që e kishte nevoj ai i shërbente.
Asnjëherë nuk ia kishte prishur qejfin i ligu…
Një ditë i kërkoi këtë:”dua të bëhem ministër”.Dhe djalli i premtoi.Po,do shkoj,do hyj te princesha dhe do i jap shumë dhimbje.
Askush nuk do mund ta shëroj.Atëherë do vish ti,do bësh sikur e shëron dhe unë do dal nga ajo.Më pas do kërkosh nga mbreti çfarë dëshiron dhe ai do të ta plotësoj”.
Dhe kështu ndodhi.Princesha filloi të mundohej nga dhimbjet e forta dhe magjistari e “shëroi”.
Mbreti për ta falenderuar ia plotësoi dëshirën dhe e bëri ministër.
Nuk kaloi shumë kohë dhe u bë grusht shteti.Arrestuan ministrin dhe e varën.Ato momente magjistari thërriste mikun e tij,i cili gjithmon e dëgjonte dhe i vinte për ndihmë, por këtë herë ai po vonohej.
Thërriste e bërtiste por djalli asgjëkundi!-Pak para se të japi shpirt e pa nga larg duke ardhur me një thes të ngarkuar mbi shpinë.
-Eja se po marr fund,i thotë!
Djalli i afrohet,i derdh në këmbë thesin që ishte i mbushur plot me këpucë të vjetra dhe i thotë:”I shikon këto?
Prandaj i prisha tërë këto këpucë që të çoj ty drejt varjes.Ky është fundi yt.Nuk ke më ndihmë”.
Me të vërtetë asnjëherë djalli nuk bëhet mik i njerëzve,ta kemi të qartë.
“Ju jeni prej atit tuaj,djallit,edhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj.Ai ishte që në fillim njerivrasës edhe nuk qëndron në të vërtetë sepse të vërtetë nuk ka tek ai.
Kur flet gënjeshtrën,flet nga të tijat,sepse është gënjeshtar edhe ati i saj, i gënjeshtrës”.(Joani 8:44) thotë Shkrimi i Shenjtë.

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Miqësia me djallin