Lutjet e fëmijëve
Shtëpia në të cilën luten fëmijët bashkë me prindërit,e mbrojnë ëngjëj me urdhër hyjnor prej së larti.
Lutjet e Shenjtorëve dhe të fëmijëve të vegjël janë gjithmon të dëgjuara nga Perëndia i shumëmëshirshëm.Lutjet e Shenjtorëve sepse ata gjithmon bëjnë vullnetin e Tij me nostalgji hyjnore dhe lutjet e fëmijëve sepse ata kanë shpirt të pastër dhe ëngjëllor në tokë.
Lutjet e Shenjtorëve dhe të fëmijëve e trembin shumë të ligun sepse cdo fjalë që thonë gjatë lutjes së shenjtë ngjan me zjarr .Ka forcë të madhe aq sa mund të ndryshoj dhe vullnetin hyjnor,të ndryshoj të këijat duke sjellë mbi tokë shumë bekime.
Shtëpia në të cilën fëmijët luten bashkë me prindërit,ëngjëjt e sigurojnë me urdhër hyjnor prej së larti.Eshtë shumë vështirë për demonët që të hyjnë në të dhe akoma më e vështirë t’i prishin qetësinë.
Shumë të këqija mund të shmangen në një shtëpi ku ekziston besimi,mërzitje,sëmundje,fatkeqësi dhe cfarëdo ngasje kur fjalë dashurie drejtuar Perëndisë dalin nga buzë të pafajshme fëmijënore të cilat kërkojnë nga thellësia e një shpirti që e do shumë Perëndinë.
Të lumur janë prindërit që i mësuan fëmijëve artin ëngjëllor që lidh qiellin me tokën. Si vullkan dashurie që rrjedh lavë të nxehtë dashurie hyjnore ngjan shtëpia e tyre tek e cila banon Shpirti i Shenjtë.
Prindër të gjithë botës:Vetëm lutjet e shenjtorëve dhe të fëmijëve mund të ndryshojnë të këqijat që vijnë në botë.Dhe të mbetet qetësia në shpirtet tanë kur të largohet nga bota paqja dhe të mbizotërojnë trazirat.
Pëkthyer nga M. Vasili