/ Jeta Liturgjike / E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

 

I mbytur prej ngasjeve si në det,me ty po përikëj dhe prej teje kërkoj shpëtim,o Nënë dhe Zonjë Virgjëreshë prej ç’do rreziku dhe zie shpëtomë Ti.
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.

Pësimet më mbushën me trubullim dhe shpirtin ma mbytën me mërzitje dhe dëshpërim,po ti qetësomë o Zonjë me ngushëllimin dhe paqen e Birit tënd.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjtë.

Të lutem o Zonjë o Shën Mari,që linde Jesuin ti shpëtomë nga ç’do rrezik,më ty po përikëj dhe të lutem,me tërë forcën e zemrës dhe shpirtit tim.
Tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.

Si shpirti dhe trupi krejt mu sëmur,pra Ti mëshiromë edhe syrin mbi mua hidh,kujdesu për mua Virgjereshë,e mirë vetë dhe Nënë e të mirit Bir.

 

Tropare nga Paraklisi i vogël i së Tërëshenjtës

 

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona