Mrekulli e Zonjës Hyjlindëse
Një i krishterë i cili besonte shumë te Perëndia na tregon këtë mrekulli të Zonjës Hyjlindëse Mari.
“Shkova në Malin e Shenjtë dhe vizitova shumë manastire.Dëshiroja të merrja Bekimin dhe Hirin e Shën Marisë.
Në një ndër manastirët,murgu më shoqëroi për te ikona çudibërëse e Zonjës Hyjlindëse e cila ishte e rrethuar me kangjela sepse ishte e mbushur me gurë të çmuar dhe shumë dhurata të tjera nga besimtarët.Hapi kangjelat dhe më tha:-falu dhe kërko nga e Tërëshenjta ç’farë dëshiron.Nëse është e dobishme (ajo që dëshiron),do të ta japi .
Ndeza një qiri , qëndrova përpara ikonës dhe me besim dhe respekt i kërkova një fëmijë,gjë që dëshironim unë dhe bashkëshortja.Dola jashtë dhe prisja murgun që të mbyllte kangjelat.Atë moment më humbi vështrimi në një korridor të gjatë nga ku vinte duke vrapuar një djalë i vogël rreth tre vjeç për të më përqafuar.Hapa dhe unë krahët por kur u afrua ,u zhduk!
– Djali,djali ku shkoi?, pyeta murgun!
-Cili djalë?,u çudit ai !
Kur erdha në vete i shpjegova atë që ndodhi.Murgu buzëqeshi i emocionuar dhe më tha:-akoma dhe një mrekulli e së Tërëshenjtës do të ndodhë.Përderisa ta tregoi,do të ta dërgoj.
Dhe në të vërtetë u bëmë me fëmijë.Pasi djali mbushi 1 vjeç,gjante shumë me fëmijën që më tregoi e Tërëshenjta në Malin e Shenjtë.
Të mëdha janë veprat e tua o Zot!