Respekti ndaj Zonjës Hyjlindëse
Të keni respekt për gjithë Shenjtorët por mijëra herë më shumë për Virgjëreshën dhe nënën e Perëndisë Mari.Sepse Shenjtorët janë shërbëtorë të Krishtit por Zonja Hyjlindëse është Zonjë dhe mbretëresha e qiellit dhe e dheut,e cila lutet për mëkatet tona.Prandaj duhet ta nderojmë Zonjën Hyjlindëse me lutje,me kreshmim,me bamirësi dhe me vepra të mira.
Jetonte dikur një njeri i quajtur Joan.I mposhtur nga ngasjet,Joani u bë pirat,kapiten i 100 hajdutëve por kishte respekt të madh për Virgjëreshën Mari dhe ç’do agim e ç’do mbrëmje lexonte himnin akathist.Duke dashur Perëndia njeridashës ta shpëtoj atë për respektin që kishte ndaj Hyjlindëses i dërgoi një asket të shenjtë.
Atje ku kalonte asketi kishin zënë pritë kusarët.E ndaluan dhe i morrën ç’kishte.Asketi i kërkoi kusarëve të takohej me kryetarin e tyre,dhe si arsye përdori një gënjeshtër:-“sot do kaloj një tregëtar i pasur por mënyrën se si është maskuar do ia tregoj vetëm kryetarit tuaj”,i thotë ai.
U takua me kapitenin-kryekusarin Joanin dhe i kërkoi që të mblidhte gjithë kusarët sepse ajo që do ju them është shumë e rëndësishme.Menjëherë kryekusari i mblodhi të gjithë.I thotë asketi,-mungon dikush.Të ma sillni edhe atë këtu.
-Vetëm kuzhinieri mungon,përse të duhet,ai është duke gatuar drekën.
-Jo,ta sillni edhe atë,këmbëngul asketi.
E thërritën edhe atë por ai nuk mundej ta shihte asketin në sy dhe mbante kokën mënjanë.Atëherë asketi i thotë:”Në emër të Zotit tonë Jesu Krisht të Perëndisë së kryqëzuar të urdhëroj të më tregosh se kush je, kush të ka dërguar dhe ç’farë bën këtu?”
U përgjigj atëherë kuzhinieri:”Unë jam mashtrues dhe gjithmon me mashtrime flas.Por tani që më lidhe me emrin e Krishtit nuk mund të veproj ndryshe përveçse të them të vërtetën.Unë jam djalli dhe më ka dërguar satanai këtu për të punuar.Të shtroj e të ngre,të gatuaj dhe ta pengoj për të mos kënduar himnin akathist që ta marr në ferr.Kam rreth 14 vjet që e ruaj por nuk gjeta asnjëherë asnjë ditë pa i lexuar e pa thënë:”Ëngjëlli kryetar”.
Atëherë i thotë murgu:”Në emër të Trinisë së Shenjtë të zhdukesh prej këtej dhe mos të ngacmosh më asnjë të krishterë”.
Menjëherë djalli u zhduk si tymi.
Asketi i foli,i këshilloi dhe i mësoi kusarët .Disa prej tyre u bënë murgj e të tjetët u korrigjuan dhe gjetën shpëtim.
Prandaj duhet të gjithë,të mëdhenj e të vegjël të mësoni të psalni :”Ëngjëlli kryetar u dërgua prej qiellit t’i thotë Virgjëreshës gëzohu!”.