Të shpejtojmë sa nuk është vonë!
Pengesa për të arritur drejt rrëfimit është krenaria dhe egoizmi.Si do i them mëkatet e mia? Na zë turpi por këtë turp duhet ta ndjejmë para se t’i bëjmë mëkatet.Atëherë do na mbroj të mos mëkatojmë.Kur bëhet fjalë për shpëtimin tonë duhet të nxitohemi.
Nëse mësojmë se vuajmë nga një sëmundje e keqe,nga kanceri, edhe në Polin e Veriut do shkonim në rast se do ndodhej atje një mjek.Do shisnim gjithshka vetëm për të shkuar atje për tu kuruar nga kjo sëmundje e trupit.Nuk do mendonim as lodhjen,as anën ekonomike,as distancën dhe asgjë tjetër vetëm shpëtimin.Përulet shpirti vetëm për tu kuruar.
Por kur vuajmë nga kanceri i mëkatit i cili na kërcënon me vdekjen e shpirtit,duhet të braktisim gjithshka pa menduar punën,distancën,të ardhurat dhe të nxitojmë?!
Të arrijmë në kohë,të përulemi,të mjekojmë plagët,të marrim ilaçet,të bëhemi mirë dhe të shpëtojmë nga vdekja e tmerrshme e shpirtit.
Nuk e dimë orën që do të vij Zoti.Na porisiti: “13 Rrini zgjuar pra, sepse nuk e dini ditën, as orën, në të cilën vjen Biri i njeriut”(Mt.25,13).
Nxitoni thotë Zoti,nuk dimë kohën kur Zoti do vendosë të na marrë nga kjo botë e rreme.Nuk kemi kuptuar qartë rëndësinë e Misterit të Rrëfimit dhe të vetë jetës.Sa e pasigurt është jeta jonë!