Dashuria
Dashuria,çelësi që hap gjithë dyert e sjelljes njerëzore.Ilaçi që kuron gjithë sëmundjet e shpirtit dhe të trupit.Një Shenjtë thosh:” O Zot bëj që të ndihmoj dhe jo të ndihmohem.Bëj të dua e jo të më duan.Bëj që të mirëkuptoj dhe jo të më mirëkuptojnë”.
Dashuria ,ashtu si na e mësoi Zoti dhe jo dashuria e ndryshuar e njerëzve,do të thotë sakrificë.Është fryt i zemrës dhe dhuratë e zgjedhur.Dashuria nuk duket nga ato që jep por nga mënyra se si e jep.Dashuria nuk është shtrirja e dorës por dhënia e zemrës.Kur di të jepesh,atëherë di edhe të duash.
Një njeri i Perëndisë tha:”Ç’do shpirt i fituar nga dashuria,është shkëlqim Perëndie”.
Dashuria ka dritë dhe jep dritë.Është dritëprurëse dhe dritëdhënëse.
“Ai që do të afërmin qëndron në dritë.”Sa më shumë i afrohesh Perëndisë,aq më tepër shkëlqen dhe ndrin.Sa më shumë e do Perëndinë,aq më tepër i do njerëzit.
“Nëse u kujdese për të afërmin,je kujdesur për Perëndinë!”, thotë Shën Isaak Siriani.
Ç’farë vlere ka nëse fitojmë gjithë botën dhe nuk fitojmë vëllanë tonë me dashuri?
Cilët horizonte të reja presim të na tregojnë teleskopët kur anashkalojmë “porosinë e re”, të dashurisë?