Psalmi 3
O Zot,sa u shumuan ata që më shtrëngojnë.Shumë ngrenë krye kundër meje.Shumë i thonë shpirtit tim:s’ka shpëtim për atë te Perëndia e tij.Por Ti o Zot je përkrahësi im,lavdia ime dhe ai që më ngre kryet lart.Me zërin tim i thirra Zotit dhe më dëgjoi prej malit të Tij të shenjtë.Unë rashë e fjeta,u ngrita se Zoti do të më ndihmojë.Nuk do të frikësohem prej popullit të panumërt që më mësyjnë së bashku nga të gjitha anët.Ngrihu o Zot, shpëtomë o Perëndia im se ti godite të gjithë ata që kot janë armiqtë e mirë,dërrmon dhëmbët e mëkatarëve.Nga Zoti është shpëtimi.Bekimi yt qoftë mbi popullin tënd.
Unë rashë e fjeta,u ngrita se Zoti do të më ndihmoj.