/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Si të fitojmë padrejtësinë!

Si të fitojmë padrejtësinë!

Si të fitojmë padrejtësinë!

 

Kur ju zotëron padrejtësia,mundohuni të krijoni mënyra për të ringjallur zellin dhe aftësitë tuaja.Kush nuk është munduar nga atonia (pafuqia) shpirtërore? Përpiqemi me ç’do kusht që ta mposhtim por shohim se dështojmë.Megjithatë vazhdojmë të përpiqemi duke pritur me durim ndërhyrjen e Zotit.Pas ndërhyrjes së Tij do të marrim një jetë të re.Do të na ngushëlloj dhe do të na bëj të fortë.Kjo ndjenjë padrejtësie dhe atonie (shpirtërore)është e përkohëshme.Ndonjëherë vjen dhe si pasojë e lodhjes dhe debulesës trupore.Tjetër herë si pasojë e gjëndjes së pritjes.Zonja e Tërëshenjtë të ndërmjetoj te Biri i saj për mbështetjen tonë.
Kujtoni asketët të cilët jetonin të mbyllur në një qeli,duke mos parë e duke mos dëgjuar njeri, duke mos patur asnjë ngushëllim,ishin gjithmon të gjallë në shpirt me hirin e Perëndisë.Dhe si e morrën hirin e Perëndisë? Nëpërmjet lutjes së vazhdueshme.Kjo është arma e fortë kundër padrejtësisë.Ne jo vetëm nuk lutemi vazhdimisht por edhe kur lutemi,lutja jonë është e ftohtë,formale.Si do e mbajmë pra hirin hyjnor?

 

Oshënar Theofani
Përkthyer nga N. Ikonomi

Si të fitojmë padrejtësinë!