Vëllezër në qoftë se ndokush kapet në faj,ju që keni Shpirtin e Shenjtë ndreqeni atë me shpirtbutësi,por ruhuni se mos tundoheni dhe ju vetë.Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.Sepse në qoftë se ndonjëri mendon se është dikush,duke mos qenë askush,ai mashtron veten.Secili të shqyrtojë veprat e veta dhe pastaj të krenohet vetëm me veten e jo me dikë tjetër.Sepse ç’donjëri do të mbaj barrën e vetë.Kush mëson fjalën e Perëndisë,le të ndajë me mësuesin e vetë të gjitha të mirat e tij. Mos t’ju gënjej mendja:Perëndia nuk vihet në lojë.Ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.Kush mbjell sipas dëshirave të tij mëkatare,prej tyre do të korr shkatërrimin,ndërsa kush mbjell sipas Shpirtit të Shenjtë ,do të korrë prej tij jetën e ameshuar.Le të mos lodhemi duke bërë të mirën,sepse po të mos dorëzohemi,do të kemi edhe të korra në kohën e duhur.Prandaj,sa të kemi kohë,të punojmë për të mirën e të gjithë njerëzve,sidomos të vëllezërve në besim.
Letra e Apostull Pavlit drejtuar Galatasve. (Gal.6:1-10)