/ Jeta Liturgjike / Himni Akathist-Stanca e parë

Himni Akathist-Stanca e parë

Himni Akathist-Stanca e parë

 

Ëngjëlli kryetar u dërgua nga qielli t’i thotë Hyjlindëses:Gëzohu!
Ëngjëlli kryetar u dërgua nga qielli t’i thotë Hyjlindëses:Gëzohu!
Ëngjëlli kryetar u dërgua nga qielli t’i thotë Hyjlindëses:Gëzohu!
Dhe duke të parë të trupëzohesh o Zot, bashkë me zërin ëngjëllor,çuditej dhe qëndronte duke i thirrur asaj kështu:
Gëzohu ti me anë të së cilës do të shkëlqejë gazi,gëzohu ti më anë të së cilës do të humbasë mallkimi.
Gëzohu o rrithirrje e Adamit të rënë,gëzohu o shpërblim i lotëve të Evës.
Gëzohu o lartësi ku mendjet njerëzore nuk arrijnë të ngjiten dot,gëzohu o thellësi ku dhe sytë ëngjëllorë e kanë të vështirë të shikojnë.
Gëzohu se ti je froni i Mbretit,gëzohu se ti mban atë që i mban të gjitha.
Gëzohu o yll që tregon diellin,gëzohu o bark që trupëzon hyjninë.
Gëzohu ti më anë të së cilës përtëritet krijesa,gëzohu ti me anë të së cilës foshnjëzohet Krijuesi.
Gëzohu o Nuse e panusëruar!

Duke parë e Shenjta veten e saj të kulluar,i thotë Gabrielit me nxitim:Lajmi i çuditshëm i duket shpirtit tim i pabesueshëm,se si flet për shtatëzani nga një ngjizje e pafarshme? Edhe thërret.
Aliluia

Duke dashur të njohë të panjohurën Virgjëresha i thirri meshtarit:Si mund të lindet një bir prej gjiri të kulluar? Thuamë. Dhe ai i tha asaj me frikë duke thirrur kështu:
Gëzohu o njohëse e misterit të vullnetit të fshehtë,gëzohu o besim i heshtjes së atyre që falen.
Gëzohu o preludi i mrekullive të Krishtit,gëzohu o kreu i doktrinave të Tij.
Gëzohu o shkallë qiellore më anë të së cilës zbriti Perëndia,gëzohu o urë që çon njerëzit nga toka në qiell.
Gëzohu o çudi e famshme e ëngjëjve,gëzohu o plagë e shumëvajtueshme e demonëve.
Gëzohu ti që në mënyrë të patreguar linde dritën,gëzohu ti që nuk i the askujt se si.
Gëzohu ti që kapërcen dijen e të urtëve,gëzohu ti që ndriçon mendjet e besimtarëve.
Gëzohu o Nuse e panusëruar!

Fuqia e të Shumëlartit e hijesoi atëherë të Pamartuarën që të ngjizet dhe barkun e saj të frytshëm,si arë ua tregoi të gjithë atyre që duan të korrin shpëtim,duke psalur kështu:
Aliluia

Duke patur mitrën hyjpritëse,Virgjëresha nxitoi tek Elisabeta dhe foshnja e saj,duke kuptuar menjëherë përshëndetjen e saj,gëzohej dhe me kërcime si me këngë i thërriste Hyjlindëses:
Gëzohu o hardhi prej lastari që nuk fishket,gëzohu o arë fruti të përjetshëm.
Gëzohu ti që kultivon bujkun njeridashës,gëzohu ti që mbin mbjellësin e jetës sonë.
Gëzohu o arë që nxjerr pjellori mëshirash,gëzohu o tryezë që mban bollëk dhembshurish.
Gëzohu se lulëzon livadhin e dëfrimit,gëzohu se përgatit limanin e shpirtrave.
Gëzohu o temjam i mirëpritur ndërmjetimi,gëzohu o ndjesë e gjithë botës.
Gëzohu o mirëdashje e Perëndisë për njerëzit,gëzohu o guxim i njerëzve përpara Perëndisë.
Gëzohu o Nuse e panusëruar !

Duke patur përbrenda turbullim mendimesh të dyshimta,Josifi i urtë u shqetësua,duke të parë të pamartuar dhe duke të kujtuar martesëvjedhëse o e paqortueshme,por kur mësoi për ngjizjen tënde nga Shpirti i Shenjtë,tha:

Aliluia

 

Himni Akathist-Stanca e parë