Paqja!
Bekimi më i përkryer ndër gjithë bekimet e Perëndisë është paqja,e cila është qendrueshmëria e dëshirës që mbizotëron brenda nesh dhe na udhëheq drejt së mirës.Karakteristikë e njeriut paqësor është sjellja modeste.Në të kundërt,ai i cili akoma luftohet nga pasjonet,nuk e ka ende paqen e Perëndisë që Zoti u dha nxënësve të Tij dhe që asnjë mendje njerëzore nuk mundet ta kuptoj.Kjo paqe do të ruaj shpirtrat e atyre që e meritojnë.Këtë paqe i uron Apostull Petro kishave të Krishtit duke thënë:”I lutem Perëndisë t’ju mbushë gjithnjë e më shumë me hirin dhe paqen e Tij!”(1Pjt.1:2).
Le të përpiqemi dhe ne me guxim që të mposhtim kryengritjet trupore dhe kozmike që janë kundër Perëndisë. Dhe pasi të zotëroj në shpirt gjendje qetësie,të quhemi “bij të paqes” dhe të marrim bekimin e Perëndisë me paqe në emër të Jesu Krishtit, Zotit tonë.
Amin!
Përkthyer nga A. Marini