“Në një anije mundet që disa marinarë të zihen e të vriten me njëri tjetrin por anija vazhdon udhëtimin dhe arrin në destinacionin e saj.
Kështu edhe Kisha,sepse timonin e saj e drejton Krishti.”
Igumene Gabriela
“Të mbash gojën që të mos thojë fjalë të tepërta dhe të kota.Sepse prej fjalëve të shumta vjen mëkati.Etërit e Kishës ushtronin shumë heshtjen për t’ju afruar Perëndisë dhe të bashkohesin me Të.Vetëm kur kemi kujdes gjuhën mund të vij përkushtimi në shpirt.Goja e pastër pastron dhe zemrën, na thotë Shën Joani i Shkallës.
Dhe në zemrën e pastër banon Perëndia i Shenjtë.Por nëse të mposht gjuha,nuk ke për të ecur kurrë në virtyte dhe shpirti yt do jetë bosh,si kalliri pa kokrra.”
Shën Isaak Siriani
“Padrejtësia është mëkat shumë i madh.Mëkatet e tjera kanë lehtësime ndërsa padrejtësia nuk ka.Mbledh zemërim Perëndie!”
Shën Paisio
“Njerëzit iu përkushtuan me gjithë shpirt gjërave tokësore dhe humbën dashurinë e Perëndisë.Prandaj nuk ka paqe në botë.”
Oshënar Siluanos Athoniti