Prifti i devotshëm dhe vajza e tij!
Jetonte para shumë vitesh një prift i thjeshtë dhe shumë i dashur me të gjithë.Arriti dita që u provua nga Perëndia dhe ndjeu shumë dhimbje.Vajza e tij vdiq në lindje sapo pruri në jetë fëmijën e saj të parë.U largua për te Krijuesi duke lënë pas dhimbje të madhe.Prifti vuajti shumë nga ndarja me vajzën por me besim të palëkundur te Perëndia ofronte lavdërime në emrin e Tij të Shenjtë.
Dashurinë e madhe për vajzën e shprehte me lutje të nxehta për shpirtin e saj dhe me bamirësi në fshehtësi.
Prifti kishte dhe një vëlla,i cili ishte për shumë vite kapiten.Kishte krijuar shumë pasuri dhe tani shijonte frytet e punës.Fatkeqësisht vëllai i priftit nuk besonte te Perëndia megjithëse ishte zemërmirë.
Darkave,kur mblidheshin te shtëpia e priftit bashkë me miq të tjerë,diskutonin.
Një natë kapiteni i thotë të vëllait me ironi:
“-I gjori ti, nuk ka jetë tjetër pas vdekjes dhe as vajza nuk na shikon çfarë bëjmë e çfarë themi!”
Prifti u mundua me urtësi ta ndihmoj për të larguar pabesinë nga zemra e tij sepse e dinte që shpirti i tij vuante.
Por megjithatë kapiteni nuk arriti të ndikohej.
Një natë prifti shikon vajzën në ëndërr.Ishte e mbuluar me dritë.E veshur me të bardha dhe e gëzuar i thotë:”Të falenderoj babi për të gjitha.Për dashurinë tënde dhe për bamirësitë që bën për shpirtin tim.Thuaji të lutem xhaxhait që e falenderoj për peshkun që më dërgoi!”.
Këto i tha dhe u largua…
Prifti në mëngjes ndihej shumë i gëzuar dhe shumë i prekur njëkohësisht.
Në darkë ua tregoi ëndrrën miqve. Të gjithë u prekën,vetëm kapiteni e shikonte me dyshim.Por kur i tha që vajza të falenderon për peshkun që i dërgove dhe se ai vetë nuk i shpjegon dot këto fjalë,kapiteni kërceu në këmbë.
Sytë iu mbushën me lot dhe duartë filluan t’i dridhen.”O Perëndi, po,është e vërtetë,jetojnë shpirtrat dhe na shikojnë” tha duke i parë të gjithë me radhë.
“Ditën e varrimit po përgatitesha të vija në Kishë.E di sa shumë e doja mbesën,ishte gjithmon ëngjëll.
Atë moment erdhi një shoku im peshkatar që e kisha porositur për ndonjë peshk të mirë dhe ma pruri.
Por atë moment prania e tij më nevrikosi duke mbajtur peshkun në krah dhe i thashë i zemëruar:-Nuk dua peshk sot,nuk dua asgjë.Sot varros mbesën time!Ai ngriu kur më dëgjoi dhe më pa i heshtur. Më erdhi keq dhe i thashë:-por do ta paguaj tani dhe shko jepja ndonjë të varfëri për shpirtin e saj!
Ai morri lekët,më ngushëlloi dhe iku me nxitim.Këtë ngjarje nuk ia tregova askujt dhe e kisha harruar.Por shpirti i saj nuk e harroi dhe më dërgoi falenderimet ”,tha duke fshirë lotët.
Pastaj buzëqeshi ëmbël,kaq ëmbël! Brenda kësaj buzëqeshjeje prifti dalloi agimin e ëmbël të rilindjes së besimit të tij.Nata e pabesisë u largua…..
“I lavdëruar emri Yt Zot i Shumë-mëshirshëm”, pëshpëriti prifti.
Prifti i devotshëm dhe vajza e tij!
Tregime nga jeta tjeter
NEXT ARTICLE
24/03/2018 - 02:11
PREVIOUS ARTICLE
21/03/2018 - 02:00