Pyet një murg Ava Pimenan:”At,nëse shoh një gabim te një vëlla,është mirë ta mbuloj?”
Ava Pimena iu përgjigj:” Në momentin që mbulojmë gabimin e vëllait tonë,mbulon dhe Perëndia gabimin tonë. Dhe në momentin që shfaqim gabimin e vëllait tonë,po atë moment do zbuloj dhe Perëndia gabimin tonë”.
“Mos gjyko imoralin nëse ti je i ndershëm. Edhe ti je shkelës i ligjit ashtu si ai.Sepse Ai që tha të mos jini imoral,Ai tha dhe të mos gjykoni (Mt.7:1)”.
Gjykimi është ndër mëkatet më të rënda dhe largon Hirin e Perëndisë më shumë se ç’do mëkat tjetër.”Ashtu si uji shuan zjarrin,thotë Shën Joani i Shkallës,kështu dhe gjykimi shuan Hirin e Perëndisë”.
Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm! Sa padrejtësi bëjmë ndaj tjetrit kur e gjykojmë! Por në të vërtetë me gjykimin i bëjmë keq vetes dhe jo të tjerëve sepse Perëndia i largon sytë prej nesh.Asgjë tjetër nuk e largon kaq shumë Perëndinë sa gjykimi sepse Perëndia është i drejtë dhe gjykimi është i mbushur me padrejtësi.