Në Gjenevë jetonte një shkenctar me famë i quajtur Buzit.Çdo ditë, për 22 vjet me radhë maste trysninë e ajërit dhe vazhdonte punën për të arritur në një përfundim.Gjithë shënimet i mbante në një bllok letrash. Një ditë pastruesja pa mbi tavolinën e punës bllokun e zverdhur të letrave dhe duke sistemuar i morri letrat mbi të cilat koha kishte lënë gjurmët e saj dhe i hodhi në zjarr.Në vend të tyre vendosi një bllok të ri duke menduar kështu se zotëria i saj do ndihej i kënaqur.Por kur shkenctari erdhi kërkoi bllokun e vjetër.Pastruesja,me neglizhencë i shpjegoi veprimin e saj.Kësaj neglizhence që shkatërroi punën e tij shkenctari iu përgjigj më shumë maturi kështu:”Ç’farë bëre bija ime! Shkatërrove punën e 22 viteve!”.Ky ishte gjithë reagimi i tij. Në të vërtetë,duhet shumë heroizëm që të kontrollosh zemërimin dhe të shuash lavën e inatit në momentin që të bëjnë padrejtësi,kur shikon se humbet gjithshka ke dhe preket personaliteti yt. Hero është njeriu i matur! Imitues i Krishtit bëhesh kur arrin të përballosh zemërimin dhe të zotërosh veten.