Kambana dhe mjegulla!
Buzë liqenit Volvi,është ndërtuar një fshat i vogël banorët e të cilit merren me blektori dhe peshkim.Për ta liqeni është burim të ardhurash.
Në atë zonë ka shumë mjegull dhe kur peshkatarët i zë mjegulla në liqen,bashkëfshatarët e tyre i bien kambanës duke i ndihmuar për të dalë në breg.Kështu nëpërmjet tingullit të kambanës peshkatarët gjejnë rrugën e kthimit.
Sa njerëz udhëtojnë sot në detin e jetës të mbytur nga mjegulla e dendur?!
Humbën besimin,humbën drejtimin.Udhëtojnë pa ditur se nga u nisën dhe ku do përfundojnë.Mjegulla ka mbuluar mendimet e tyre dhe erësira e dendur i ka zaptuar zemrën.
Kush do i bjerë kambanës për ta që të zgjohen dhe të gjejnë drejtimin?
Kush do i bjerë kambanës së Perëndisë që të gjejnë rrugën? Nëse ti që po lexon këto rreshta mundesh ta bësh, përse nuk e bën?Nëse ti e gjete rrugën,pse nuk i bie kambanës edhe për vëllain tënd i cili jeton mes pasioneve dhe brenda mjegullës së pabesisë?
Përkthyer nga A. Marini
Kambana dhe mjegulla!