/ Jeta Shpirtërore- Lutja / “Lavdi Perëndisë”- Shën Paisio

“Lavdi Perëndisë”- Shën Paisio

“Lavdi Perëndisë”- Shën Paisio

 

-At.ç’farë kuptimi ka shprehja “Lavdi më Ty o Zot”?
“-Lavdi më Ty o Zot “do të thotë të bëhet i njohur Perëndia tek njerëzit. Shiko ç’farë thotë Krishti:”Unë të lavdërova në botë”.
-At,ndiej më tepër nevojën të them “Lavdi Perëndisë”,se “mëshiro o Zot”.Mos nuk bëj mirë?
-Shumë mirë vepron.Unë kaloj gjithë ditēn duke lavdëruar Perëndinë.Lavdi më Ty o Perëndi sepse jetoj.Lavdi më Ty o Perëndi sepse do vdes dhe do shkoj pranë Perëndisë.Lavdi Perëndisë edhe nëse më dërgon në ferr dhe merr në parajsë një prej ferri.Shprehja “Lavdi Perëndisë” të mos mungoj kurrë nga buzët tona.Kur ndjej dhimbje,fjalët “Lavdi Perëndisë” i kam ilaç kundër dhimbjes,asgjë tjetër nuk më qehtëson.Shprehja “Lavdi Perëndisë” është më e lartë dhe se fjalët “mëshiro o Zot”.Është shumë më e çmuar.
Shën Paisio donte të thoshte se njeriu kërkon mëshirën e Perëndisë kur ka nevoj, por lavdërimin ndaj Tij e shpreh për mirënjohje dhe kjo ka më shumë vlerë.
Shën Paisio na mësonte të lavdërojmë Perëndinë jo vetëm kur jemi mirë por edhe kur jemi në vështirësi,sepse edhe ato (vështirësitë) i jep Perëndia për ilaç të shpirtit.
-At,disa herë kur them “Lavdi Perëndisë”,ndihem si me krahë.Ç’farë është kjo?
-Ngazëllim shpirtëror është.
Perëndia të bëj të denjë që në jetën tjetër të jesh bashkë me ëngjëjt që lavdërojnë vazhdimisht Perëndinë.Amin

 

Përkthyer nga A. Marini

 

“Lavdi Perëndisë”- Shën Paisio