/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Frikë Perëndie!

Frikë Perëndie!

Frikë Perëndie!

 

“-At,përse zemra ime është e ashpër dhe nuk ka frikë nga Perëndia?”, pyeti një vizitor i manastirit murgun.
I përgjigjet murgu:
“Mendoj se njeriu që ka përherë kontrrollin e vetes,atëherë ka dhe frikë Perëndie.”
“-Ç’farë është kontrrolli At?”
I përgjigjet murgu:” Kontrrolli është që njeriu të kontrrolloj lëvizjet e shpirtit duke i thënë vetes:Mos harro se një ditë do takosh Perëndinë”.
“Mendoj se nëse qëndrojmë pa u lëkundur në këto,do vij dhe frika e Perëndisë brenda nesh”.
***
Një murg shikon dikë duke qeshur dhe i thotë:
“Një ditë do japim llogari para qiellit dhe tokës për gjithë jetën tonë dhe ti rri dhe qesh? Duhet të derdhim lot gjithmonë.”
***
“Ashtu si na ndjek gjithmon nga pas hija jonë,me të njëjtën mënyrë duhet të na ndjekin në zemër lotët dhe pendimi,kudo që ndodhemi”, thoshte një murg.

***
“Një murg u largua nga kjo jetë (vdiq) dhe pas shumë orësh u kthye përsëri.E pyetën murgjit e tjerë:” At,çfarë pe?
U përgjigj murgu duke qarë:” Dëgjova një vajtim të vazhdueshëm nga ata që thoshin: mjerë unë,mjerë unë!
Këtë duhet të themi edhe ne gjithmon”.

 

Fragmente nga libri “Gjerondiko”
Përkthyer nga A. Marini

 

Frikë Perëndie!