Ishte dikur një grua plakë e cila në jetën e saj nuk kishte bërë asnjë të mirë.Kur vdiq,ëngjëlli e çoi përpara fronit të Perëndisë.Por në librin e veprave të saj nuk ekzistonte asnjë mirësi,kështu rruga e saj ishte drejt ferrit.
Ëngjëlli i saj u mërzit shumë.Hapi përsëri librin duke kërkuar të gjej një vepër të mirë dhe të lusë Perëndinë që është plot dashuri,ta marri në parajsë . Gjeti që dikur,kur ishte duke pastruar baçen i kishte dhënë një lypsi një qep të egër për ta hequr qafe.Ëngjëlli u gëzua dhe ia tregoi veprën e saj. Perëndisë.Atëherë Ai i tha:”-Merr një qep të egër dhe nëse plaka mund të mbahet prej saj dhe të dalë nga ferri,sille në Parajsë. I gëzuar ëngjëlli,morri qepën dhe shkoi drejt ferrit.E gjeti plakën dhe i tha lajmin e mirë.Plaka u gëzua.U kap pas bishtit të qepës dhe filloi të ngjitet.Por te këmbët e saj u kapën dhe të tjerë për të shpëtuar nga ferri.Plaka filloi t’i shtynte duke i bërtitur:”-është qepa ime,nuk keni vend me mua”. Ëngjëlli i lutej të tregoj dashuri por plaka ishte e pabindur.Gjuante me shkelma dhe bërtiste.Atëherë qepa u këput dhe plaka bashkë me shpirtrat e tjerë u kthyen përsëri në ferr.
Ëngjëlli i mërzitur u kthye në Parajsë dhe u përgatit për një udhëtim të ri në tokë me shpresën se ky shpirt do mund të tregonte pak dashuri. Sepse Parajsa fitohet për kaq pak!