“Të fortët të mbani vuajtjet e të dobtëve”, shkruan Apostull Pavli! ***** Ditën që do hapësh gojën për të akuzuar,quaje veten të vdekur.Atë moment të gjitha veprat e tua janë të kota edhe pse të duket se e bën për të fituar shpirtra.Si mund të korrigjosh shtëpinë e shokut kur shkatërron shtëpinë tënde?
*****
Ditën që do ndjesh keqardhje për dikë që vuan shpirtërisht dhe trupërisht,atë ditë ke vuajtur për Krishtin,sepse Krishti morri vdekje për mëkatarët dhe jo për të drejtët.Në të vërtet,është meritë e madhe të ndjesh keqardhje dhe të ndihmosh mëkatarët sesa të drejtët.
***** Mos gjyko asnjë,as ata që janë shumë të këqij.Hape rrobën dhe mbuloje atë që ka gabim dhe mos e turpëro.T’i shmangemi e të mos i mësojmë të këqijat e njerëzve por t’i shohim të gjithë si të Shenjtë.