KUNGATA HYJNORE -SA HERË DUHET TË KUNGOHEMI
Çfarë thotë vetë Zoti:
“Unë jam buka e jetës. Etërit tuaj (u thoshte judenjve) hëngrën mannën në shkretëtirë, edhe vdiqën. Kjo është buka që zbret nga qielli, që të hajë ndonjë prej saj dhe të mos vdesë. Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli. Në ngrëntë njeri prej kësaj buke, do të rrojë për gjithë jetën. Edhe buka që do të jap unë, është mishi im, të cilin unë do ta jap për jetën e botës. Judenjtë, pra, haheshin njëri me tjetrin, duke thënë: Si mund të na japë ky të hamë mishin e tij? Jisui, pra, u tha atyre: Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve, në mos ngrënshi mishin e Birit të njeriut, edhe në mos pifshi gjakun e tij, s’keni jetë në veten tuaj. Ai që ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme, edhe unë do ta ngjall në ditën e fundit. Sepse mishi im është me të vërtetë ngrënie, edhe gjaku im është me të vërtetë të pirë. Ai që ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet tek unë, edhe unë tek ai. Siç më dërgoi Ati që rron, edhe unë rroj për Atin; edhe ai që më ha mua, do të rrojë edhe ai për mua. Kjo është buka që zbriti nga qielli; jo sikurse etërit tanë hëngrën mannën dhe vdiqën; ai që ha këtë bukë, do të rrojë përjetë” (Jn. 6:48-58).
Dhe përsëri: “Dhe ndërsa ata ishin duke ngrënë, Jisui mori bukën, edhe si e bekoi, e theu, edhe ua dha nxënësve e tha: Merrni hani; ky është trupi im. Edhe mori potirin, edhe si falënderoi, ua dha atyre, duke thënë: Pini prej këtij të gjithë; sepse ky është gjaku im i dhiatës së re, që derdhet për shumë veta për ndjesën e mëkateve” (Matth. 26:26-28; Lluk. 22:19-20).
DHIMITËR BEDULI
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë