Lejohet të gjykojmë piftërinjtë?
Zoti tha:”Mos gjykojni të tjerët që të mos ju gjykoj dhe ju Perëndia”.(Mt.7:1).
Asnjë nuk duhet të gjykojmë,pra nuk duhet fare të gjykojmë.Vetëm Zoti ka pushtet të gjykoj njerëzit.
Prandaj Shën Joani i Shkallës thotë kështu:”gjykimi është rrëmbim i të drejtës së Perëndisë dhe kritika është fatkeqësi e shpirtit të atij që kritikon.Fatkeqësi -“Sepse me çfarë gjykimi gjykoni, do të gjykoheni; edhe me çfarë matësi matni, do t’ju matet edhe juve.”(Mt.7:2).
Shpesh herë shohim mëkatet e dikujt tjetër pa parë pendimin e tij.Shkruan përsëri Shën Joani i Shkallës:”Pashë dikë që mëkatoi hapur por u pendua fshehur.Dhe këtë, të cilin unë e gjykoja si imoral,Perëndia e konsideroi të pastër,sepse me pendimin e tij, Ai e pastroi tërësisht atë.”
Kur gjykimi është shkatërrues për shpirtin dhe i papërshtatshëm,shumë më tepër dhe gjykimi i priftërinjve.
Shën Anastas Sinaiti na thotë kështu:”Të mos gjykojmë asnjë njeri për asgjë.Por sidomos të mos gjykojmë priftin e Perëndisë për vepra të dukshme dhe të padukshme që dëgjuam të fliten për të.Mos thuaj:është mëkatar,i padenjë dhe nuk e ka Hirin e Shpirtit të Shenjtë .Asgjë nga këto mos ço nëpër mend.Tjetër është Ai i Cili njeh dhe analizon veprat e fshehta.Ti të jesh i vetëdijshëm se ç’dokush është më i lartë se ty dhe lëre gjykimin për Gjykuesin e drejtë.
Vetëm në dogmën e besimit të mos gaboj prifti,sa për të tjerat,nëse je me llogjikë dhe e di vëndin që të takon,nuk do bëhesh gjykatës i tij.
Përse e gjykon bariun kur je vatha e tij?Përse rrëmben si farisenjtë të drejtën e gjykimit që i përket Perëndisë dhe që Ai nuk ta dha?
Prandaj të lutem,mos gjyko asnjë dhe mbi të gjitha priftërinjtë e Perëndisë,por afrohu me besim, me pendim dhe ndërgjegje të pastër te Misteret Hyjnore dhe ke për të arritur në shenjtërim.
Gjerond Evstratio Golovanski
Përkthyer nga A. Marini